KS: Zgjatet mandati i trupave të huaj në Irak
14 Qershor 2007Reklamë
Nju Jork: Këshilli i Sigurimit ka zgjatur mandatin e trupave të huaj në Irak deri në fund të këtij viti. Ministri i jashtëm i Irakut, Hoshijar Sebari, kishte bërë thirrje më parë që trupat nga 20 shtetet të mos tërhiqen nga Iraku."Vetëm forcat e sigurisë nuk janë në gjendje të sigurojnë qetësinë në vend", theksoi ai. Ndërkohë dhuna në Irak nuk ka të ndalur. Persona të armatosur sulmuan dhe më pas u vunë zjarrin tre xhamive sunite në jug të Bagdadit, njoftoi policia. Sulmi vjen një ditë pasi militantë të dyshuar të al-Kaedës hodhën në erë minaretë e një xhamie të njohur shiite. Dy xhami u dogjën në Iskandaria, ndërsa tjetra në Mahavel.