1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

KS: Rusia kërkon vazhdimin e bisedimeve shqiptaro-serbe

17 Korrik 2007
https://p.dw.com/p/BJ26

SHBA dhe vendet evropiane mbështesin një pavarësi të mbikëqyrur për Kosovën, ndërsa Rusia kërkon që bisedimet shqiptaro-serbe të vazhdojnë. "Këshilli i Sigurimit nuk ka shance që të miratojë projektrezolutën më të fundit për Kosovën, ka deklaruar Ambasadori i Rusisë në Kombet e Bashkuara", Vitali Çurkin. Projektrezoluta e tanishme është tepër e paqartë dhe e mbushur, siç u shpreh ai, me konceptin e pavarësisë. Negociatat në Kombet e Bashkuara në Nju Jork lidhur me të ardhmen e Kosovës kanë mbërritur në një pikë kritike. Vendet evropiane do të kërkojnë nga qeveritë e tyre se çfarë të bëjnë më tej. SHBA dhe Evropa hoqën nga drafti një sugjerim të mëparshëm që thoshte se nëse negociatat dështonin, plani Ahtisaari do të hynte në fuqi.