1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

KS merr masa ndëshkimore kundër katër sudanezëve

Reiner Sütfeld26 Prill 2006

Edhe pse mediat ndërkombëtare thuajse nuk e përmendin fare, dhuna në Darfur vazhdon. Sipas vlerësimeve tä OKB-së, në tri vitet e fundit në këtë zonë janë vrarë rreth 300.000 vetë, 2,6 milionë janë refugjatë. Këshilli i Sigurimit të OKB-së vendosi masa ndëshkimore ndaj katër personave që akuzohen për krime lufte.

https://p.dw.com/p/ArLg
Kamp refugjatësh në Darfur
Kamp refugjatësh në DarfurFotografi: dpa

Këto janë sanksionet e para që Këshilli i Sigurimit merr kundër Sudanit. Kjo u mundësua sepse Kina dhe Rusia nuk e përdorën të drejtën e vetos. Bëhet fjalë vetëm për disa hapa të vegjël, për kufizime për udhëtime jashtë vendit si dhe bllokimin e llogarive bankare të katër personave që dyshohen për krime lufte. Megjithatë ambasadori i SHBA-ve pranë OKB-së, Xhon Bollton është i kënaqur që kjo rezolutë u miratua me 12 vota pro dhe pa asnjë veto.

"Personat përgjegjës për shkeljet më të rënda të të drejtave të njeriut në Darfur janë nga radhët e të gjitha palëve në konflikt."

Kina refuzoi për një kohë të gjatë që ndaj Sudanit të vendoseshin sanksione, sepse qeveria sudaneze është një ndër furnitorët e rëndësishëm të Kinës me naftë. Gjithsesi në fund të fundit si Kina edhe Rusia, të pasuar nga Katari, pranuan që ndaj Sudanit të ndërmerren sanksione duke abstenuar në votim.

Ambasadori kinez pranë OKB-së Wang Guan Gia tha pasi abstenoi: "Ne duam që njerëzit që ushtrojnë dhunë të dalin përpara gjyqit, por sanksionet nuk janë rruga e drejtë dhe koha nuk është e përshtatashme."

Presioni ndaj Kinës ishte shumë i madh, kështu që ajo nuk kishte alternativë tjetër përveç abstenimit. Ndonjë prej diplomatëve në Nju-Jork e konsideroi këtë hap të vogël si provë gjenerale për diskutimin për Iranin në Këshillin e Sigurimit. Në këtë mes Kina dhe Rusia janë gjithashtu kundër ndonjë rezolute e jo më pastaj vendosjes së sanksioneve. Në lidhje me këtë ambasadori amerikan Bollton tha:

"I have no comment on that."

Gjithsesi ai sqaroi që duke filluar nga e premtja në Këshillin e Sigurimit do të fillojë të trajtohet çështja e një rezolute për Iranin, e cila mund t'u hapte rrugën sanksioneve kundër Teheranit.