1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

KS i OKB-ës zgjat për një vit mandatin e trupave të UNIFIL-it në Liban

25 Gusht 2007
https://p.dw.com/p/BXlM

Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara zgjati edhe për një vit mandatin e trupës paqëruajtëse të Kombeve të Bashkuara UNIFIL në Liban. Anëtarët e këtij këshilli për këtë miratuan njëzëri një rezolutë. Njëkohësisht nga palët në konflikt është kërkuar që t'i përmbahen marrëveshjes për armëpushim. Aktualisht e ashtuquajtura trupa UNIFIL ka rreth 13 mijë ushtarë në mesin e tyre edhe 1000 gjermanë.