KS i OKB-ës zgjat mandatin e ISAF-it në Afganistan
20 Shtator 2007Reklamë
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara zgjati edhe për një vit mandatin e Trupës Paqëruajtëse Ndërkombëtare për Afganistanin -ISAF. 14 prej 15 antarëve të Këshillit votuan pro rezolutës. Rusia abstenoi me votën e saj. Trupat e ISAF-it të drejtuara nga NATO duhet të kontribuojnë për stabilizimin e Afganistanit dhe të mbështesin qeverinë e presidentit Karzai. Aktualisht në kuadër të trupave të ISAF-it veprojnë 40.000 ushtarë në mesin e tyre 3.000 nga Gjermania. Edhe Bundestagu gjerman do të debatojë sot lidhur me vendimin e kabinetit qeveritar për zgjatjen e misionit të Bundesvehrit në Afganistan.