1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

KS i OKB-së kosnultohet për dërgimin e një trupe paqëruajtëse në Rripin e Gazës

14 Qershor 2007
https://p.dw.com/p/AxdM


Nju Jork: Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara filloi konsultimet për dërgimin e mundshëm të një trupe paqëruajtëse në Rripin e Gazës. Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara; ban Ki Moon njoftoi në Nju Jork se për këtë e ka lutur presidenti palestinez Mahmud Abaz. Megjithatë Sylejman Abu Dajeh, drejtuesi i sektorit për Palestinën i 'Fondacionit Fridrich Nauman' nuk e sheh të mundur për momentin dërgimin e një trupe paqëruajtëse në Rripin e Gazës. 'Në një kohë të afërme kjo nuk ka gjasa të realizohet, përderisa nuk inkuadrohen edhe egjiptianët dhe nuk pranon edhe Hamasi. Në të kundërtën trupat ndërkombëtare do të ktheheshin në caqe sulmesh në Rripin e Gazës dhe për këtë me siguri që nuk është e interesuar bashkësia ndërkombëtare', thotë Dajeh.