1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

KS i OKB-së dënon trazirat ndëretnike në Kosovë

19 Mars 2004

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara dënoi mbrëmë ashpër përdorimin e dhunës në mes të shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë dhe kërkoi dhënjen fund të trazirave ndëretnike.

https://p.dw.com/p/AqvV
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara debaton për gjendjen në Kosovë
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara debaton për gjendjen në KosovëFotografi: AP

Pas një mbledhje të jashtëzakonshme në një deklaratë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së thuhet se dhuna në Kosovë është e papranueshme dhe duhet të përfundoj menjëherë. Përgjegjësitë e trazirave duhet të dalin para drejtësisë. Qëllim themelor i bashkësisë ndërkombëtare mbetet një shoqëri multietnike, tolerante dhe demokratike në një Kosovë stabile. Nga Nju Jorku njoftohet se në debat ka patur vlerësime të ndryshme sa i përket gjendjes në Kosovë. Ministri i jashtëm gjerman Joshka Fisher tha se liderët e serbëve dhe shqiptarëve duhet që bashkarisht të mbrojnë vlerat demokratike kundër anarkisë dhe dhunës. Ndërkaq i mbështetur nga Rusia ministri i jashtëm serb Goran Svilanoviq tërë fajin për trazirat e fundit ua ka hedhur shqiptarëve të Kosovës.