1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

KS i OKB-së debaton rreth Projektrezolutës së re për Irakun

Rainer Sütfeld29 Maj 2004

Rezoluta e re duhet të përmbaj më shumë garanca për sovranitetin irakian kërkojnë Gjermania, Franca dhe Rusia

https://p.dw.com/p/ArT3
Nga mbledhja e KS të OKB-së
Nga mbledhja e KS të OKB-sëFotografi: AP

Presidenti amerikan Xhorxh Bush dhe sekretari amerikan i shtetit Kolin Pauell theksojnë vazhdimisht se më 30 qershor mund të bëhet kalimi i plotë i sovranitetit tek qeveria e përkohshme irakiane. Por rezoluta e re për Irakun për të cilën aktualisht po debaton Këshilli i Sigurimit sipas pikëpamjeve amerikane duhet të përmbaj mundësisht sa më pak garanca për sovranitetin e qeverisë së re të përkohshme irakiane. Disa vende, në mesin e tyre edhe Gjermania, Franca dhe Rusia duan megjithatë që përshembull çështjet si zgjatja e mandatit të Kombeve të Bashkuara dhe raportet mes ushtrisë amerikane dhe udhëheqjes së re irakiane të rregullohen në rezolutë.

Por duket qartë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës në asnjë mënyrë nuk duan që rezoluta të përmbaj shumë hollësi. Përfaqësuesi amerikan në Kombet e Bashkuara dhe ambasadori i ardhshëm në Irak Xhon Negroponte:

"Sipas pikëpamjeve tona Rezoluta e Kombeve të Bashkuara do të duhej të ofroj një kornizë të përgjithshme", nënvizoi Negroponte.

Pikëpamjet e Parisit, Moskës, Berlinit apo Pekinit ndryshojnë nga ato të Uashingtonit zyrtar. Sipas tyre ndryshimet e detajeve janë ende të mundshme. Si do të dukej kjo qëndron në një dokumnet kinez me titull: "Iraku i udhëhequr nga irakianët". Ambasadori gjerman në Kombet e Bashkuara Gynter Plojger mendon se dokumenti kinez është një bazë e mirë për diksutim:

"Ky dokument trajton një varg temash të cilat aktualisht po diskutohen në Këshillin e Sigurimit dhe disa prej çështjeve të theksuara në dokument janë përmendur edhe prej delegacioneve tjera, edhe prej ne gjermanëve", sqaroi Plojger.

Në dokument rëndësi e veçantë i është kushtuar kompetencave të trupës shumëkombëshe të drejtuar nga amerikanët të cilat nuk mund të ndahen nga çështja e sovranitetit. Ndërkohë që sipas projektrezolutës amerikano-britanike trupat ushtarake kanë të drejtë që në luftë kundër terrorizmit të ndërrmarrin të gjitha masat në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në Irak, dokumenti kinez parashikon që kjo të bëhet vetem në partneritet me qeverinë e përkohshme irakiane. Ambasadori francez në Kombet e Bashkuara Zhan Mark de la Sablier:

"Sipas mendimit tonë është me rëndësi që rezoluta të përmbaj disa direktiva për marrëveshjen mes forcës shumëkombëshe dhe qeverisë", nënvizoi Sablier.