1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

KS diskuton për Kosovën

10 Korrik 2007
https://p.dw.com/p/BEHy

Nju Jork: Në Këshillin e Sigurimit u diskutua për Kosovën. Për takimin e zhvilluar në selinë e OKB-s u prononcuan ambasadori kinez, Wang dhe ai amerikan, Khalilzad. Të pranishëm në seancën e djeshme ishte dhe shefi i UNMIK-ut Rücker dhe komandanti i KFOR-it Kather, të cilët raportuan mbi situatën aktuale në Kosovë. Lidhur me diskutimet në Këshillin e Sigurimit ambasadori Wang tha se anëtarët e Këshillit të Sigurimit janë ende të ndarë për Kosovën. "Disa mendojnë se duhet më tepër kohë", theksoi ai. Ndërsa ambasadori amerikan Zalmay Khalilzad, tha se Rusia duhet të ndërmarrë hapa të drejtë për çështjen e Kosovës.