Kryeministri i Libanit jep dorëheqjen
10 Gusht 2020Pas shpërthimeve katastrofale në portin e Bejrutit kryeministri Hassan Diab në një fjalim në televizion deklaroi dorëheqjen. Më parë ishin tërhequr katër ministra nga kabineti i tij: ministri i Drejtësisë Marie-Claude Nadschm dhe ministri i Financave Ghasi Vasni dhanë dorëheqjn të hënën (10.08), ndërsa një ditë më parë komunikuan dorëheqjen nga posti edhe ministri i Informacionit Manal Abdel Samad dhe ai i Mjedisit Damianos Kattar.
Sharje dhe spërkatje me ujë
Nadschm javën e kaluar u sulmua me sharje dhe me spërkatje me ujë prej masës së indinjuar të njerëzve. Edhe kundër përfaqësuesve të tjerë të qeverisë ka pasur shfaqje spontane të indinjatës. Në fundjavë në Bejrtu sërish pati protesta masive dhe përplasje mes policisë dhe demonstruesve.
Shumë libanezë bëjnë përgjegjës për katastrofën keqmenaxhimin dhe korrupsionin në radhët e politikanëve drejtues. Kryeministri Diab pati njoftuar qysh përpara mbledhjes së kabinetit qeveritar, se ai do të propozonte zgjedhje të reja, për të hapur rrugën për daljen nga kriza.
"Ky vend duhet reformuar"
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë Heiko Maas të mërkurën (12.08) do të udëhtojë për bisedime në Liban. Ai gjatë kësaj vizite do të angazhohet për ndryshime, tha vet politikani socialdemokrat në radion kombëtare gjermane „Deutschlandfunk". "Ne do të bëjmë të qartë, se jemi të mendimit, që ky vend duhet të reformohet." Korrupsioni dhe keqmenaxhimi duhet të luftohen, kërkoi Maas. Po ashtu në Liban janë të nevojshme reformat ekonomike, në mënyrë që vendi të jetë sërish tërheqës për investitorët e huaj.
Një konferencë donatorësh e organozuar të dielën (09.08) nga OKB-ja dhe Franca arriti të sigurojë premtimin për 250 milionë Euroa ndihma për Libanin. Gjermania, sipas ministrit të Jashtëm, do të verë në dispozicion 20 milionë Euro. Menjëherë pas katastrofës një sërë shtetesh dërguan ndihmësit e parë, specialistë dhe furnizime në Bejrut. Nga shëprthimi i 2750 tonëve nitrat amoniumit në një depo të portit në Bejrut, ngarkesë kjo që ndodhej prej vitesh pa norma sigurie, gjetën vdekjen mbi 150 vetë dhe rreth 6000 u plagosën. Llogaritet që rreth 300.000 vetë kanë humbur shtëpitë. Shkaku i shpërthimit është ende i paqartë.
jj/qu (dpa, afp, rtr)