Kryeministri i Japonisë Abe jep dorëheqjen
28 Gusht 2020Shinzo Abe dëshiron të vazhdojë ushtrimin e postit deri sa të zgjidhet pasardhësi i tij. Për gjendjen shëndetësore të Abesë është spekuluar për javë të tëra.
Në konferencën për shtyp, Abe u kërkoi japonezëve "nga thellësia e zemrës falje për dorëheqjen nga detyra në mes të krizës së koronavirusit dhe një vit para përfundimit të mandatit të tij". Atij i vjen keq që tërhiqet, pa i arritur të gjitha qëllimet e tij. Këtu bën pjesë edhe reforma kushtetuese. Me këtë tani do të merret pasardhësi i tij. Ende nuk ka informacione se kush do të jetë ai.
Ndikim në tregun e aksioneve
Mediat japoneze kishin raportuar më parë se Abe do të jepte dorëheqjen. Me këtë ai dëshironte të parandalonte që shëndeti i tij të përkeqësuar të ndikojë në politikën kombëtare, tha ai. Si rezultat, indeksi i aksioneve Nikkei regjistroi humbje: ndërkohë ai ra me dy përqind. Pas mbylljes së tregtisë, Nikkei ra më shumë se 1.4 përqind.
Fundi i një epoke
Abe është kryeministri me qëndrimin më të gjatë në post në historinë japoneze. Ai u zgjodh për herë të parë në detyrë në 2007, por dha dorëheqjen gati një vit më vonë për shkak të një sëmundjeje. Në vitin 2012 ai u rizgjodh kryetar i qeverisë. Në atë kohë ai deklaroi se e kishte kapërcyer sëmundjen.
Para deklaratës së tij Abe kishte njoftuar masa të mëtejshme për të luftuar koronavirusin. Mbështetja për të ka rënë ndjeshëm që nga fillimi i pandemisë. Në një krahasim ndërkombëtar, Japonia ka relativisht pak raste me infektime. Sidoqoftë, kritikët e akuzojnë qeverinë për mangësi në luftimin e pasojave ekonomike të krizës.
aud (dpa, dlf)