1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kryeministri i Bavarisë Seehofer do të largohet nga posti

4 Dhjetor 2017

Horst Seehofer, kryeministri i landit të Bavarisë do të japë dorëheqje nga posti, por do të qendrojë kryetar i partisë, sipas një kompromisi. Konflikti brenda CSU-së e ka vështirësuar ndërtimin e koalicionit në Berlin.

https://p.dw.com/p/2oiXE
Deutschland CSU Sondersitzung in München PK Horst Seehofer
Fotografi: Reuters/L. Barth

Horst Seehofer pritet të japë dorëheqjen nga posti i kryeministrit të landit të Bavarisë nga fundi i muajit shkurt, bëri të ditur radioja bavareze Bayrische Rundfunk. Por kjo nuk do të ndodhë përpara përfundimit të bisedimeve për formimin e qeverisë së re gjermane në Berlin.

Burime nga partia thanë se pas këtij veprimi është ideja që të mos dobësohet pozicioni i Seehoferit në bisedimet e koalicionit në nivel federal, ku ai mund të marrë më tej një post ministri.

Pas mbledhjes së grupit parlamentar të CSU-së, 50 vjeçari Söder tha se "ne mund të tregojmë rrugë të reja, unë do të përpiqem të japë kontributin tim, me punë, me zell". Ministri i Brendshëm i Bavarisë, Joachim Herrmann pati deklaruar më parë se nuk do të paraqesë një kandidaturë për konkurrencë kundër ministrit të Financave të Bavarisë. Söder deklaroi se e sheh me "respekt të madh" vendimin e Herrmannit. Herrmann-i do të mbetet "një shtyllë shumë e rëndësishme në politikën bavareze", tha ai.

Nga kundërshtar i betuar në pasardhës

Markus Söder
Markus Söder Fotografi: picture-alliance/AP Photo/M. Schrader

Horst Seehoferi i ofroi para votimit Söderit një bashkëpunim të mirë. Grupi parlamentar shpërtheu pas kësaj në ovacione në këmbë për Seehoferin. Seehoferi dhe Söderi konsideroheshin për vite të tëra si kundërshtarë të betuar. Vetëm në ditët e fundit u shpreh Seehoferi disa herë pozitivisht për ministrin e tij.

CDU-ja e Merkelit dhe CSU-ja po presin të fillojnë bisedimet me socialdemokratët (SPD) për një "koalicion tjetër të madh", pas dështimit të negociatave me liberalët e FDP-së dhe me të Gjelbrit muajin e kaluar. Vendimin nëse do të nisë apo jo bisedimet formale për formimin e qeverisë së re, SPD pritet ta marrë këtë javë.

Seehoferi ka qenë në presion që të japë dorëheqjen ose të dorëzojë një pjesë të pushtetit pas rënies në zgjedhjet e shtatorit, ku CSU-ja mori në Bavari 38.8 përqind të votave krahasuar me 49,3 përqind në zgjedhjet e 2013-ës.

CSU vepron vetëm në Bavari, por është aleate me CDU-në e kancelares Merkel në nivel nacional. Të dy partitë i zhvillojnë së bashku bisedimet për koalicionin e ri qeveritar.

Por dallimet brenda grupeve konservatore janë shfaqur në çështje të tilla si imigrimi, pasi partia e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD) mori një pjesë të votave prej CDU-së dhe CSU-së. Këto dallime janë mbuluar në një pjesë të madhe pasi dy partitë simotra ranë dakord për një platformë më të ashpër për imigrimin. 

AUD