1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kriza e refugjatëve sfidë për Italinë

Karl Hoffmann/P. Pani14 Maj 2014

Procedurat e azilit në Itali zgjasin shpesh me muaj e ndonjëherë edhe me vite. Nëse të gjithë refugjatët që hynë në Itali do të qëndronin aty, gjendja do të ishte edhe më dramatike.

https://p.dw.com/p/1BzGj
Fotografi: Karl Hoffmann

Manastiri i dikurshëm në Via Oberdan duket si i shkretë, por kohët e fundit ai banohet nga të huaj dhe njerëz të pastrehë. Së paku 50 familje fshihen aty, ku dikur luteshin apo agjëronin murgeshat, tani jetojnë pa leje familje nga Palermo, Eritrea apo Somalia. Ata i referohen një propozimi të Papës Françeskut, që vitin e kaluar tha se ne duhet t'i hapim shumë manastire bosh në Itali për emigrantët. Në Sicili mbretëron gjithkund gjendje emergjence dhe për shkak se kisha nuk do t'i lërë refugjatët dhe të pastrehët në rrugë, peshkopi i Palermos e bën një sy të verbër.

Flüchtlingslager in Sizilien Porto Empedocle
Fotografi: DW/K. Hoffmann

Që nga fillimi i vitit në Itali kanë ardhur me anije rreth 25.000 refugjatë, sidomos përmes Libisë. Shumicën e tyre marina italiane i ka kapur para se të arrinin bregdetin sicilian dhe i ka sjellë të sigurtë në breg për të parandaluar ndonjë tragjedi të re si ajo e Lampeduses më 3 tetor 2013 me 336 të vdekur. Që atëherë në Lampedusa nuk vijnë më shumë refugjatë. Kampi aty është mbyllur dhe refugjatët i sjellin direkt në Sicili dhe i shpërndajnë në katër qytete të vogla port: Augusta në jugperëndim , Pozzallo dhe Porto Empedocle në jug dhe Trapani në bregun perëndimor. Pas vizitës mjekësore dhe pajisjes me ushqim dhe veshje vijon identifikimi dhe në fund përpunimi i kërkesave për azil. Procedurat e azilit në Itali zgjasin shpesh me muaj e ndonjëherë edhe me vite. Nëse të gjithë refugjatët që hynë në Itali do të qëndronin aty, gjendja do të ishte edhe më dramatike.

Immigranten im Barackenlager von Rosarno
Fotografi: Karl Hoffmann

Destinacioni final nuk është Italia

Këtë vit ka pasur shumë refugjatë nga Siria. Ata duan që përmes Italisë të vijnë tek të afërmit dhe miqtë e tyre kryesisht në Evropën veriore . Shumë prej tyre vijnë nga familje të pasura, që mund ta paguajnë edhe ardhjen me aeroplan për në Evropë, por ata dështojnë për shkak të kërkesave të rrepta të hyrjes, pra atyre u mbetet vetëm rruga e rrezikshme përmes detit. Sipas marrëveshjes së Dublinit refugjatët duhet të qëndrojnë në vendin ku hyjnë në BE. Por për shkak se shumë prej refugjatëve nuk duan të qëndrojnë në Itali, ata përpiqen t'i shmangen identifikimit në Itali dhe të nisen me shpejtësi drejt të afërmve të tyre që jetojn në Evropën Veriore dhe Qendrore.

Italia do të marrë përsipër presidencën e BE nga korriku i ardhshëm. Tema e emigracionit do të jetë një nga temat krysore të saj. Italia dëshiron t'i ndryshojë rregullat e Dublinit dhe bën thirrje për më shumë mbështetje për mbikqyrjen e kufirit dhe liri më të madhe lëvizjeje për emigrantët që hyjnë në Itali, por nuk duan të qëndrojnë aty. Partnerët evropianë janë kundër dhe argumentojnë se në Itali ka shumë më pak kërkesa për azil se në vendet e tjera të BE-së, pra as një e treta e kërkesave që bëhen në Gjermani apo as gjysma e kërkesave për azil në Francë. BE-ja ofron mjete për ta ndihmuar Italinë, por qeveria italiane deri tani nuk ka shprehur ndonjë dëshirë specifike. Megjithatë ministri i Brendshëm Angelino Alfano dhe kryeministri Matteo Renzi pretendojnë tani se Evropa po e lë Italinë përsëri në baltë.

Migranten Lampedusa
Fotografi: DW

Imigrantët e rinj - evropianët e ardhhëm

Adoleshentët që janë strehuar në manastr duan të gëzojnë lirinë e re dhe nuk u interesojnë shumë parullat dhe sloganet e politikës italiane. Sylejmani nga Senegali dhe Aliu nga Gambia duan të dinë se ku stacioni më i afërt i trenit. Njëri ka një kunat në Paris, tjeri një vëlla në Dyseldorf. Sapo të arrijnë atje ata duan të fillojnë një jetë të re, sepse sikurse thonë edhe vetë, se duan të bëhen evropianë.