Kriza e borxheve të euros turbullon koniunkturën
26 Dhjetor 2012
Edhe vitin që vjen kriza në Eurozonë do të bartë me vete rreziqe të mëdha për zhvillimin ekonomik, për këtë institutet e studimeve ekonomike janë të të njëjtit mendim. Kështu, të martën (25.12.2012), presidenti i Institutit Renian-Vestfalian për Kërkimet ekonomike (RWI), Christoph Schmidt paralajmëroi: "Kriza e borxheve nuk ka marrë fund."
Kai Karstensen nga Instituti i Mynihut Ifo druhet se "në çdo kohë mund të ketë një shkallëzim të ri të gjendjes". Sektori bankar brenda eurozonës nuk është ende sa duhet stabil. Carstenseni druhet se "për një vit ne do të përjetojmë ngritjen edhe të mekanizmave të tjerë të shpëtimit." Në fund të fundit nuk u ngul këmbë kot, që "bashkimi bankar të bëhet me kaq shpejtësi".
Monedhë e përbashkët ose përgjegjësi vetjake
Eksperti i koninukturës së IFO-s, Carstensen, kërkon nga qeveria gjermane që në luftë kundër krizës së borxheve në Evropë të kërkojë më shumë përgjegjësi vetjake nga shtetet e eurozonës. "Thjesht nuk është e vërtetë që kriza mund të zgjidhet vetëm duke shtuar "ndërhyrjen e Evropës".
Në një bisedë për agjencinë e lajmeve dap, ai tha se "rishpërndarja, përgjegjësia për komunitetin dhe kontrolli qendror" brenda BE-së nuk janë rruga e duhur për zgjidhjen e problemit të borxheve. Përkundrazi, ajo që duhet të forcohet është përgjegjësia vetjake e shteteve të eurozonës. Kjo e bën atraktive arritjen e synimeve të përcaktuara.
Rritje në Gjermani, recesion në Evropë
Presidenti i RWI-së, Schmidt, i sheh gjithashtu me skepticizëm hapat e ndërmarrë për shpëtimin e euros. "Ato krijuan vetëm pak hapësirë frymëmarrjeje. Prandaj problemet mund të dalin sërish në sipërfaqe." Ai pret që viti i ardhshëm të vijë me "koninukturë të dobët" për Gjermaninë. RWI-ja parashikon për 2013 një rritje ekonomike prej 0,3 përqind për Gjermaninë.
Qeveria gjermane vetë parashikon për vitin që po përfundon një rritje ekonomike prej 0,8 përqind. Dieter Hundt, Shefi i Shoqatave Federale të Punëdhënësve Gjermanë (BDA), beson që edhe vitin e ardhshëm do të kemi të njëjtën situatë dhe e quan këtë "një nivel të lartë që të gëzon" të ekonomisë gjermane. Sa për krahasim: OECD-ja pret që Gjermania të shënojë një rritje ekonomike prej vetëm 0,6 përqind në vitin 2013.
Në përgjithësi të gjithë ekspertët janë optimistë për Gjermaninë. Por optimizmi i tyre ka të bëjë vetëm me Gjermaninë, sepse me përjashtim të Gjermanisë, ekonomisë së saj më të madhe, "Evropa do të ndodhet në vitin 2013 në recesion."