Krishtlindjet dhe Bekimi i Papa Benediktit të XVI-të
25 Dhjetor 2008Papa Benedikt XVI gjatë meshës së Krishtlindjeve në katedralen e Shën Pjetrit në Vatikan u ndal edhe në gjendjen në Lindjen e Mesme dhe u lut që në vendin e shenjtë të kthehet paqja. Papa theksoi nevojën e vendosjes së stabilitetit në Afrikë. Kreu i kishës kartolöike dënoi rekrutimin e fëmijëve si ushtarë si dhe shfrytëzimin seksual të tyre. Ai u kërkoi katolikëve që të bëjnë gjithçka kanë në dorë për t'u dhënë fund vuajtjeve të fëmijëve të pastrehë që jetojnë rrugëve. Në fjalën e tij Papa Duke u ndalur tek kriza ekonomike e financiare kreu i kishës katolike nënvizoi: "Në këto kohë të një krize të vështirë Krishtlindjet le të shërbejnë si një rast për solidaritet më të madh midis familjeve dhe komunitetit."
Papa Benedikti i XVI-të pas meshës tradicionale të Krishtlinjdve dha bekimin apostolik. Kreu i kishës katolike iu drejtua mijëra pelegrinëve të mbledhur në sheshin e Shën Pjetrit në Romë në 64 gjuhë. "Lindja e Jezu Krishtit, e çliruesit të njeriut, mbushtë jetën tuaj me gëzim të thellë dhe me zemërgjësi të madhe, paqja e tij qoftë në zemrat tuaja, Krishtlindje të bekuara dhe të gëzuara!"