Koreja Veriut ndal testet atomike: Reagime të përziera
21 Prill 2018Para takimit të planifikuar me Korenë e Jugut dhe SHBA, Koreja e Veriut ka bërë të ditur se do të pezullojë testimet me armë dhe raketa bërthamore. SHBA, Koreja e Veriut dhe Koreja e jugut e përshëndesin këtë njoftim. Qeveria koreanojugore e vlerësoi këtë "si hap të rëndësishëm për heqjen dorë nga nuklearizimi i gadishullit korean, të cilën e dëshiron bota. Ky është edhe një lajm i mirë, "bazë mjaft pozitive" për samitin e afërt, deklaroi qeveri koreanojugore. Japonia reagon e përmbajtur.
Edhe Kina e ka përshëndetur njoftimin e Koresë së Veriut. Vendimi për të ndalur „testet atomike dhe përqëndrimi tek ekonomia dhe përmirësimi i standartit të jetesës së njerëzve" është një kontribut "për çtensionimin e gjendjes në gadishullin korean", deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës në Pekin. Më parë këtë vendim e kishte përshëndetur edhe presidenti amerikan, Donald Trump. Përmes twitterit ai bëri të ditur se „këto janë të reja të mira për Korenë e Veriut dhe botën." Trump shkroi se gëzohet për samitin e ardhshëm.
Boshllëqe që lenë vend për dyshime
Në deklaratën e Koresë së Veriut ka disa boshllëqe që lenë vend për dyshime. Aty nuk përmendet heqja dorë tërësisht nga programi bërthamor, si dëshiron bashkësia ndërkombëtare. Po ashtu mbetet e hapur, nëse lidershipi komunist është i gatshëm të heqë dorë nga ndërtimi i kokave të reja për raketat bërthamore, pa përmendur reduktimin e arsenalit bërthamor. Nuk dihet me siguri, nëse Koreja e Veriut vazhdon të ndërtojë aktualisht kokat për raketat bërthamore.
la/(afp, dpa,rtr)