1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Koreja e Veriut mbyll reaktorin bërthamor të Yongbyon-it

15 Korrik 2007
https://p.dw.com/p/BG2X

Koreja e Veriut njoftoi se ka mbyllur reaktorin më të rëndësishëm bërthamor në Yongbyon. Inspektorët e Agjencisë ndërkombëtare për energjinë bërthamore kanë nisur verifikimet rreth mbylljes së këtij kompleksi. Reaktori në Yongbyon u mbyll vetëm disa orë pas arritjes së anijes së parë me naftë në kuader të ndihmave ndërkombëtare për Korenë e Veriut. Ministria e Jashtme koreano-jugore tha se ky hap i qeverisë koreano-veriore është një dëshmi e angazhimit të saj ndaj procesit të mbylljes së impiantit bërthamor.