1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Koreja e Veriut: Manovrat SHBA/Kore e Jugut përbëjnë pengesë

3 Gusht 2007
https://p.dw.com/p/BPZZ
Koreja e Veriut e ka cilësuar si pengesë për heqjen dorë prej programit të vet bërthamor manovrën e përbashkët mes SHBA dhe Koresë së Jugut, të planifikuar për në fund të gushtit. Manovra me më shumë se 10.000 ushtarë është një akt i papranueshëm provokimi, deklaroi udhëheqja në Penjan. Në këtë mënyrë Uashingtoni dhe Seuli po ngrenë një pengesë artificiale për bisedimet gjashtëpalëshe mbi programin bërthamor si dhe për përmirësimin e marrëdhënieve midis dy shteteve koareane, theksoi ajo më tej.