Koreja e Veriut e gatshme të heqë dorë nga programi i saj bërthamor
3 Shtator 2007Në vitin 2002 presidenti amerikan Bush e futi Korenë e Veriut në listën e tij të shteteve të boshtit të së keqes - njësoj si Iranin dhe Irakun.
Sinjalet e Gjenevës janë pozitive, ndonëse në fakt nuk ka ndonjë ndryshim vërtet rrënëjësor. Deri tani kemi vetëm deklaratat e ndërmjetësuesit amerikan Christopher Hill, i cili u shpreh pas bisedimeve që zhvilloi me partnerin e tij koreano-verior Kim Gye-Gvan, se Korea e Veriut do të heqë dorë nga programi i saj bërthamor deri në fund të këtij viti. Ky do të ishte një sensacion i vërtetë!
Por homologu i tij koreano-verior u shpreh se Korea e Veriut është në përgjithësi e gatshme të fillojë ndalimin e programit të saj bërthamor, por nuk përmendi ndonjë datë të caktuar. Ndërkohë agjensia më e madhe e lajmeve KCNA e Koresë së Veriut, nuk e përmendi në asnjë lajm takimin e Gjenevës.
Qysh prej përmbytjeve të kësaj vere dhe humbjes së pjesës më të madhe të korrjeve, Phenjani është i gatshëm të pranojë kushte, për të shpëtuar nga katastrofa popullsinë. Por deri tani ky vend ka qënë më tepër i interesuar që të mbajë lart parimet e dinastisë së vetme komuniste në botë, sesa të kujdeset për popullin.
Nga ana tjetër edhe SHBA-s, të cilat deri më sot nuk pranonin të zhvillonin bisedime dypalëshe me Korenë e Veriut, e kanë ndryshuar gjithashtu qëndrimin e tyre. Ky ndryshim ka të bëjë sigurisht me faktin se Korea e Veriut zhvilloi disa teste të suksesshme atomike.
Tani Koreja e Veriut furnizohet sërish me naftë dhe gaz dhe ka akses në llogaritë bankare jashtë shtetit. Si shkëmbin pas 4 vitesh e gjysmë, inspektorët ë agjensisë ndërkombëtare bërthamore lejohen të hyjnë sërish në vend. Fabrika që prodhonte lëndën e plutonit në Yongbyon u mbyll.
Hill takohet pothuajse çdo 2 javë me Kim. Takimi i ardhshëm do të jetë në mes të shtatorit në Pekin. Takimi i muajit shkurt kishte si qëllim ndalimin e programit bërthamor atomik në shkëmbim të 1 milionë tonëve naftë. Por deri në ndalimin e plotë të këtij programi duhen të kalojnë disa etapa dhe Korea e Veriut ka çmime të larta për çdo hap që ndërmerr. Por duke pasur parasysh programin bërhtamor të Iranit dhe faktin se vitin e ardhshëm do të zhvillohen zgjedhjet presidenciale, SHBA-s nuk kanë asnjë rrugë tjetër, përveç se të paguajnë. Por Uashingtoni nuk do të marrë asnjë garanci: Edhe në rast se në fund të bisedimeve do të krijohen marrëdhënie zyrtare mes SHBA-ve dhe Koresë së Veriut, çka do të ishte njësoj si garancia se SHBA-të nuk do ta sulmojnë kurrë këtë vend.