Koreja e Veriut dhe Jugut intensifikojnë bisedimet
10 Korrik 2007Reklamë
Seul: Koreja e Veriut dhe ajo e Jugut do të tentojnë sërish në arritjen e një dialogu mes tyre. Për ditën e sotme janë paraparë në program bisedime në fushën ushtarake. Kjo inisiativë vjen pas asaj të bërë një muaj më parë në të cilën nuk u arrit asnjë rezultat. Në qendër të takimit do të jenë edhe çështjet ekonomike, si përshembull përcaktimi i një zone të përbashkët peshkimi. Bëhet e ditur po ashtu se bisedimet gjashtëpalëshe për programin atomik të Koresë së Veriut do të vazhdojnë javën e ardhshme. Kina ka ftuar pjesëmarrësit e takimit në Pekin më 18 korrik, bën të ditur agjensia e lajmeve të Koresë së Jugut, Jonhap.