1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Koreja e Jugut dhe SHBA për lirimin pa dhunë të pengjeve

2 Gusht 2007
https://p.dw.com/p/BP7j

Koreja e Jugut dhe ShBA-të duan të lirojnë 21 pengjet koreano-jugore pa përdorur dhunë. Ministri i jashtem i Korese se Jugut Song Min Soon tha në konferencën rajonale ne Manila, se siguria e pengjeve ka prioritet. Ai tha se për këtë është i të njëjtit mendim me zvministrin amerikan të mbrojtjes, John Negroponte, me të cilin kishte biseduar më parë. Në provincën Ghasni, ku supozohen se mbahen pengjet, ushtarët afganë kanë nisur të merkurën një operacion ushtarak, por që sipas tyre nuk ka të bëjë me lirimin e pengjeve. Të gjithë pengjet sipas të dhënave të talibanëve janë gjallë, dy prej tyre në gjendje të rëndë shëndetësore.