Koreja e Jugut dhe ajo e Veriut nënshkruajnë projekte ekonomike
16 Nëntor 2007Reklamë
Koreja e Jugut dhe ajo e Veriut kanë nënshkruar disa projekte ekonomike në fund të bisedimeve ndërqeveritare të zhvilluara në Seul. Kryeministrat e të dyja vendeve vendosën që nga 11 dhjetori të fillojnë një transport të rregullt hekurudhor mallrash. Trenat të cilët janë vënë një herë në punë për provë do të kenë destinacion kompleksin e përbashkët industrial Kaesong në Korenë e Veriut. Përveç kësaj do të caktohet një zonë e përbashkët peshkimi në rajonin detar deri tani diskutabil i cili ndodhet para bregut
perëndimor të siujdhesës koreane.