1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kontradita në radhët e Qeverisë - Lista serbe e gëzuar për dështimin e planit A të decentralizimit

Fadil GASHI, Prishtinë6 Gusht 2005

Duket se në vetë radhët e Qeverisë së Kosovës nuk ka qëndrim të qartë rreth planit të decentralizimit. Së paku kjo vërehet në formulimin e deklaratave të zyrtarëve qeveritarë që dallojnë njëra me tjetrën. Derisa kryeministri Kosumi përmes zëdhënësit të tij Daut Dauti ka njoftuar dështimin e planit të deritashëm të decentralizimit dhe përgatitjen e një plani të ri, ministri i Pushtetit lokal Lutfi Haziri, i ka thënë Dojçe Veles se nuk bëhet fjalë për një plan të ri por vetëm për një plan B që është vazhdimsi e planit A, por që dallon nga plani i deritashëm ngase me planin B pilotkomunat mund ti zgjerojnë territoret e tyre me fshatrat për rreth. Ndërkaq, vendimi i Qeverisë për të ndryshu

https://p.dw.com/p/AqjC
Si do të bëhet me decentralizimin?!
Si do të bëhet me decentralizimin?!

ar planin e decentralizimit është mirëpritur nga Lista serbe e Kosovës dhe Metohisë e cila për DW ka thënë se po shqyrton mundësinë e kyçjes në procesin e decentralizimit pasi të kenë marrë detjat e planti të ri, që do të përfshinte kërkesat e tyre.

“Qeveria ka planin B. Unë mund të ju siguroj se nuk mund të quhet dështim puna e Qeverisë, e cila tashmë ka bërë planin e qeverisjes lokale, ka inicuar ligjin për zgjedhje lokale në Forumin për zgjedhje dhe ka filluar ta kornizojë draftligjin për financa lokale. Pjesa teknika ku jemi fokusuar ka shkaktuar një frikë të pa arsyeshme që është mbjellur te qytarët tanë se kemi me humbë Kosovën nëse afrojmë institucionet me qytetarët.” Kështu ka deklarua minisri i Pushtetit lokal, Lutfi Haziri, i cili programit të DW i ka thënë se “nuk do të ketë një plan të ri të decentralizimit pasi i quajturi Plan B për decentralizimin është i njëjti me një ndryshim të vetëm se kufijtë e pilotkomunave mund të zgjerohen me fshatrat përrreth. Ndërkohë, që ka shtuar se pilotkomuant do të jenë multietnike. Deklaratën e zëdhënësit të Qeverisë së Kosovës Dauti, për siç ka thënë ai një “plan të ri” ministri Haziri e ka quajtur të papërgjegjshme.

Ndërkaq, edhe kryeministri Bajram Kosumi ka konfirmuar se me ndryshimet e reja në planin për decentralizim komuant do të jenë multietnike:

“I garantojmë popullit të Kosovës se nuk do të krijojmë njësi komunale njëetnike pavarësisht nga dëshira e dikujt që mund të ketë dëshira të tilla, por ato janë dëshira të gabuara. Ne duhet ti krijojmë njësitë komuanle dhe komunat në të ardhmën - kur të formohen, do të jenë shumë etnike. Ky është mesazh që është në përputhje me vizionin tone për të ardhmën e Kosovës.”

Ndërkohë, përfaqësuesit e Listës serbe e kanë mirëpritur siç thonë ata, dështimin e këtij plani pasi sipas tyre ka qenë i papranueshëm. Rangjelko Nojkiq një nga përfaqësuesit e listës serbë për DW tha:

“Tërheqja e këtij plani ka qenë e pritur, sepse nuk ka kënaqur as bashkësinë serbe, as bashkësinë ndërkombëtare, por as bashkësitë tjera etnike, bile as një pjesë të shqiptarëve. Shpresojmë se tani do të merren parasysh të gjitha sygjerimet dhe propozimet tona” ka thënë Nojkiq i cili mendon se tani është dhënë prësëri rasti për tu ulur në tryezë dhe për të diskutuar modalitetet e reja të planit të ri për decentralizimin, i cili do të ishte më serioz.”

Nojkiq tha se tashmë “përfaqësuesit e Listës serbe kanë pasur edhe takime me përfaqësues të zyrave të Grupit të Kontaktit, ndërsa presin të njëjtën gjë edhe nga Qeveria e Kosovës. Kujdesi i vendeve të Grupit të Kontaktit meriton vëmendje dhe ne do ta rishqyrtojmë vendimin tonë dhe me siguri do të kemi një vendim të ri për ta pranuar planin e ri të decentralizimit.”