1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Konjufca: Dialogu sa për fotografi është i panevojshëm

12 Tetor 2023

Kosova tani do të shumëfishojë forcimin e policisë dhe të institucioneve të sigurisë, në mënyrë që ta evitojmë një sulm të ardhshëm që vjen nga Serbia. Kjo është ajo për të cilën ne po mendojmë tash për tash. E dialogut politik mendoj që do t'i vijë koha herëdokur, thotë Konjufca në intervistë me DW.

https://p.dw.com/p/4XSYp

Në një intervistë ekskluzive me DW shqip, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, flet për sfidat aktuale për sigurinë në Ballkan dhe mundësitë e përballjes së tyre. Konjufca ishte për një vizitë treditore në Berlin ku zhvilloi një sërë takimesh në Bundetag. Ai u takua me homologen e tij gjermane, Baerbel Bas, si dhe me kryetaren e Komitetit të Mbrojtjes në Bundestag, Agnes Marie Strack ZImmermann, me kryetarin e Komitetit të Jashtëm Michael Roth, dhe kryetarin e Komitetit të Bashkimit Evropian, Anton Hofreiter. Pak kohë më parë deputetët gjermanë ishin shprehur për shtimin e kontingjentit të ushtarëve gjermanë në Kosovë në kuadër të KFOR-it.