1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Komisioni Evropian lufton kundër evazionit fiskal

Rolf Wenkel/Angjelina Verbica26 Nëntor 2013

Koncernet ndërkombëtare i përdorin ligjet e ndryshme me aq rafinesë, saqë ngarkesa tatimore e tyre priret drejt zeros, në shumicën e rasteve pa qenë nevoja për oazet fiskale. Komisioni i BE-së do ta ndryshojë këtë.

https://p.dw.com/p/1AOfR
Fotografi: Fotolia/46700946

Për shkak të shmangies së taksave, që do të thotë, me anë të shfrytëzimit hileqar, por legal, të ligjeve të ndryshme tatimore, vende të ndryshme të BE humbasin shumë të ardhura. Koncernet ndërkombëtare në shumë raste megjithë fitimet e larta kanë norma të ulëta tatimesh. Disa prej tyre me tendencë zero", thotë Johanna Hey, drejtore e Institutit për të Drejtën Tatimore në Universitetin e Këlnit. Ka vlerësime, sipas të cilave vendet e BE-së humbasin në vit më shumë se 1000 miliardë euro nga i ashtuquajturi "planifikim tatimor agresiv”.

Koncernet ndërkombëtare veprojnë në këtë pikëpamje gjithnjë sipas të njëjtit model. Ata krijojnë fitime atje, ku taksat janë shumë të ulëta. Kështu që "oazet fiskale" nuk gjenden vetëm në ishujt e Karaibeve", thotë ekspertja e tatimeve Hey. Sepse edhe shtetet e Bashkimit Evropian janë në konkurrencë për norma të ulëta tatimore. Që nga viti 2007 disa shtete në Europë i kanë ulur taksat e sipërmarrjeve, në mënyrë që të mbijetojnë në konkurrencë me vendet fqinje për investime dhe vende pune. Këtu krahas Britanisë së Madhe hyn dhe Gjermania, Italia, Spanja, Greqia dhe Suedia.

Më shumë transparencë dhe ndershmëri

Politikani dhe ekonomisti nga Lituania, Algirdas Gediminas Šemeta, mban që nga viti 2010 detyrën e komisionerit të BE për tatimet dhe bashkimin doganor, auditimin dhe antikorrupsionin. Ai ka paraqitur të hënën (25.11.2013) një plan veprimi të Komisionit, sipas së cilit korporatat ndërkombëtare aktive nuk duhet të shfrytëzojnë më boshllëqet ligjore në BE. Kështu për shembull për kompanitë nëna dhe bija në shtete të ndryshme të BE-së duhet të vlejë i njëjti legjislacion tatimor. Shtetet anëtare të BE duhet të zbatojnë rregullat e rrepta deri në fund të vitit 2014. "Propozimi siguron, që ligjet të respektohen", tha komisioneri i BE për tatimet, Algirdas Semeta.

Komisioneri i BE për tatimet, Algirdas Semeta
Komisioneri i BE për tatimet, Algirdas SemetaFotografi: picture-alliance/dpa

Një objektiv i propozimeve të reja është, që shtetet të heqin dorë nga "mënyrat për shmangien e taksave", që do të thotë, të mos lejohet asnjë rregull i veçantë për ato kompani, të cilat kërcënojnë përndryshe me largim nga vendi. Përkundrazi sipërmarrjet duhen shtyrë që të paguajnë tatimet e tyre në përputhje me "substancën reale ekonomike." "Ne nuk mund të përballojmë parazitë, që bëjnë fitime të mëdha në BE, por nuk paguajnë asgjë në arkën e shtetit", tha Semeta në Bruksel.

Pa sulme ndaj koncerneve

Propozimi nuk ka parasysh kompani të caktuara, siguroi Komisioneri i tatimeve Algirdas Šemeta para shtypit në Bruksel, kur e pyetën, nëse është fjala kryesisht për koncernet si Apple, Google dhe Amazon. "Problemi nuk qëndron vetëm te emrat e mëdhënj. Ka shumë kompani shumëkombëshe, që përdorin modele të tilla për të shmangur taksat." Plani i Komisionit të BE-së nuk është që t'i shërbejë vetëm fiskut, theksoi Šemeta. Edhe konkurrenca në mes kompanive bëhet më e drejtë, sepse ata të gjithë duhet të respektojnë përmbajtjen dhe frymën e ligjeve tatimore.

Apple CEO Tim Cook testifies at a Senate homeland security and governmental affairs investigations subcommittee hearing on offshore profit shifting and the U.S. tax code, on Capitol Hill in Washington, May 21, 2013. Apple Inc came under fire on Tuesday at a Senate hearing over an investigation that alleged the U.S. high technology icon has kept billions of dollars in profits in Irish subsidiaries and paid little or no taxes to any government. REUTERS/Jason Reed (UNITED STATES - Tags: POLITICS BUSINESS)
Shefi i Apple Tim Cook justifikohet për strategjinë e tij të evitimit të taksave para Kongresit në Uashington.Fotografi: Reuters

Një gjë e tillë nuk është e re.Kështu para një viti deputetët në Britaninë e Madheu zemëruan për faktin se Google, Starbucks dhe Amazon kishin zhvendosur miliarda fitime në oaze fiskale. Dhe në maj shefit të Apple Tim Cook iu desh të justifikohej për strategjinë e tij të evitimit të taksave para Kongresit në Uashington.

Edhe vendet e BE janë në dilemë. Duke pasur parasysh shifrat rekord të papunësisë në Bashkimin Evropian, shumë qeveri nuk duan t'i largojnë korporatat ndërkombëtare përmes rritjes së taksave. Përndryshe rrezikojnë humbje, jo vetëm në të ardhurat e tatimeve, por edhe në investimet e huaja dhe vendet e punës. Në vend të kësaj vende si Spanja, Greqia dhe Hungaria praktikojnë rritjen e taksave të shitjes, pra për taksën e vlerës së shtuar. Por kjo rëndon në mënyrë joproporcionale sidomos grupet me të ardhura më të ulëta.