1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Avramopulos në Tiranë: Mirëpresim rezultatet e vettingut

12 Shkurt 2018

BE dhe Shqipëria nënshkruan draft marrëveshjen statusore për bashkëpunim operativ mes Agjencisë Evropiane të Rojeve Kufitare dhe Bregdetare dhe Shqipërisë. Komisioneri i BE Dimitris Avramopulos, viziton(12.02) Tiranën.

https://p.dw.com/p/2sZ8t
Dimitris Avramopoulos
Fotografi: Getty Images/AFP/J. Skarzynski

Menaxhimi me sukses i flukseve migratore nga Shqipë ria dhe vendet fqinjë  drejt BE-së  kanë sjellë të hënën në (12.02.2018) në Tiranë Dimitris  Avramopulos, Komisioner për Migracionin, Çështjet e Brendshme dhe  Shtetësinë në BE. Rezultati i saj është nënshkrimi i draft marrëveshjes statusore për bashkëpunim operativ mes Agjencisë Evropiane të Rojeve Kufitare dhe Bregdetare ( FRONTEX dhe Shqipërisë. Pas hyrjes së saj në fuqi , kjo marrveshje do të bëjë të mundur që FRONTEX të asistojë Shqipërinë në menaxhimin e kufijve të saj të jashtëm si edhe ardhjen së shpejti të ekipeve të FRONTEX për t'u vendosur në territorin e Shqipërisë për të menaxhuar me efikasitet ndryshime të papritura lidhur me flukse emigratore drejt vendeve të BE-së  dhe rritur sigurië në kufijtë e jashtëm të BE.

Shqipëria vendi i parë në rajon me të cilin BE lidh marrë veshje bashëpunimi operativ

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me Ministrin e Brendshëm të Shqipë risë, Fatmir Xhafaj, komisioneri Avramopulos theksoi se Shqipëria është vendi i parë në Ballkanin Perëndimor me të cilin BE lidh një marrveshje të tillë, pa dhënë hollësira pse.

"Shqipëria është një pararendëse në rajon dhe marrëveshja do të shërbejë si model për marrëveshje të ngjashme që po negociojmë me partnerë të tjerë në Ballkanin Perëndimor. Bashkëpunimi më i ngushtë midis Shqipërisë dhe Agjencisë Evropiane të Rojeve Kufitare dhe Bregdetare do të na lejojë të jemi më të shpejtë dhe më fleksibël në mënyrën se si i përgjigjemi çdo sfide të mundshme migratore. Ky është një hap i rëndësishëm përpara dhe është në interesat më të mira si të Shqipërisë, ashtu dhe të Bashkimit Evropian", theksoi Dimitris Avramopulos.

Shqipëria ka vazhduar edhe pse me shifra më të ulta të ketë flukse të konsiderueshme emigrimi të parregullt  vitin e kaluar  sidomos drejt Gjermanisë dhe Francës.

Marrë veshja me Shqipërinë do të shërbejë si një model për marrëveshje të njëjta mes BE me Serbinë, Malin e Zi, dy vendet e Ballkanit Perëndimor, që në Strategjinë e Komisionit Europian "Një perspektivë e besueshme zgjerimi dhe rritja e angazhimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor", të miratuar javën e kaluar u vlerësuan si vende parendëse në afrimin e rajonit me BE dhe që mund të bëhen anëtare në 2025.

Komisioneri Avramopulos e vlerësoi marrë veshjen në fjalë  me Shqipërinë "si një mundësi për pjesëmarrjen e saj në sistemin e drejtësisë së BE: "mbështetut në vullnetin e palëve për të zgjeruar objektin e draft-marrë veshjen në nisma konkrete kundër trafikut të lëndëve narkotike".

Interesa të ndërsjellta

Bashkëpunimi operativ mes FRONTEX dhe policisë kufitare të Shqipërisë do të ketë përfitime të ndërsjellta për të dyja palët.  BE do të ketë mundësi  konkrete, në terren, për të minimizuar në maksimum flukset e mundshme emigratore drejt vendeve të tij dhe luftuar më me sukses se deri më sot kultivimin dhe eksportin e drogës nga  territori shqiptar. Ndërkohë Shqipë ra do të marrë  asistencë të kualifikuar për menaxhimin e kufijve të saj me BE.

"Shqipëria do të përfitojë nga projektet që do të japë Bashkimi Evropian gjatë implementimit të kësaj marrëveshjeje. Kjo është një mundësi e mirë për zgjerimin e bashkëpunimit ndërkufitar dhe bashkëpunimit me vendet e BE-së", tha në  konferencë n e përbashkë t për shtyp , Ministri i Brendshë m, Fatmir Xhafaj.

Komisioneri Avramopulos tha se Shqipëria vitet e fundit ka bërë "shumë progres në udhë timin e saj drejt BE dhe se KE mirëpret rezultatet e vettingut."

"Shqipëria ka një dritare historike, një shans historik për ta lidhur në mënyrë të fortë historinë dhe të ardhmen e saj me BE, tha ai në konferencën e përbashkët për shtyp lidhur me ambicien e qeverisë së Tiranës për hapjen e  negociatave të anëtarësimit në qershor të këtij viti.

Marrëveshja  mes FRONTEX dhe policisë  bregdetare dhe kufitare të Shqipërisë pritet të hyjë në fuqi së shpejti. Para se kjo të ndodhë  duhet që mes BE dhe Shqipërisë të përfundojnë procedurat ligjore dhe të merret miratimi nga të gjitha vendet anëtare të BE.

Pas hyrjes në fuqi ekipet e FRONTEX do të vendosen në rajonet Shqipërisë, që janë në kufi me vendet e BE dhe do të kryejnë  aktivitete operative në bashkëpunim me policinë kufitare shqiptare.

 

Ani Ruci Korrespondente nga Tirana