1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Vendim i debatueshëm por i drejtë

Marcel Fürstenau 15 Shtator 2015

Kancelarja Merkel kërkon 'fleksibilitet' prej gjermanëve. Qëndrim ky i guximshëm, simpatik dhe jo aq kontradiktor sa mendon shumëkush sot, mendon Marcel Fürstenau.

https://p.dw.com/p/1GWUu
Fotografi: Reuters/D. Ebenbichler

Po, kontrollet në kufijtë e brendshëm të Evropës erdhën papritmas. Po, ndërprerja e qark ullimit të trenave mes Gjermanisë dhe Austrisë ishte e imponuar . Jo, këto masa nuk ishin dhe nuk janë skandal. Zëdhënësi i Angela Merkelit, Steffen Seibert, ka të drejtë kur njoftoi një ditë pas vendimit të habitshëm: "Qeveria federale vepron gjithmonë sipas kërkesave të situatës." Një javë më parë ajo i lejoi të hynin në Gjermani refugjatët e bllokuaMerkel kërkon 'fleksibilitet' prej gjermanëve. Qëndrim i guximshëm ky, mendon r në Hungari. Për këtë ajo më shumë u vlerësua se sa u kritikua. Tani po ndodh e kundërta, sepse po mbyll kufijtë. Në fakt, ajo po heq kështu presionin nga kazani. Kjo ishte e nevojshme për të marrë frymë për hapat e tjerë të mëdha.

Gjermania do të vazhdojë të pranojë shumë, shumë refugjatë. Më shumë se të gjitha vendet e tjera evropiane së bashku. Zëvendësi i Merkelit në kancelari, lideri i SPD-së Sigmar Gabriel, mendon se do të jenë një milion. Kushdo që pretendon se është tejkaluar kufiri i ngarkesës, ka të drejtë. Kjo ishte e vërtetë edhe kur ministri i Brendshëm Thomas de Maiziere, tha se numri i refugjatëve pritet këtë vit të arrijë në 800.000, dhe prandaj parashikimi i pranverës duhet dyfishuar. Ka mundësi që xhonglimi me këto shifra të lidhej me medime taktike. Sipas motos: vetëm të mos ngjallim frikë në radhët e popullsisë!

Popullsia është shpesh përpara politikës

Nëse do të kishte të tilla lloj mendimesh në radhët e qeverisë, ata do të kishin dalë si të pabaza. Reagimi i shumicës dërrmuese në Gjermani tregoi se njerëzit ishin shpesh në këtë temë kaq prekëse në të gjitha aspektet më të shpejtë se sa politika. Dhe me politikë kuptohen të gjithë - dhe opozita në Bundestag, edhe landet, qytetet dhe komunat. Refugjatët që vijnë tek ne, shumë prej të cilëve do të vazhdojnë të qëndrojnë këtu, janë një detyrë kombëtare. Nevojtarët janë në këtë mes si subjekt dhe objekt. Si viktima të luftës, por dhe si viktima të pasojave të një politike të dështuar për arsye të tjera, ata meritojnë ndihmë humanitare.

Marcel Fürstenau
Marcel FürstenauFotografi: DW/S. Eichberg

Kjo ndihmë është për njerëzit nga Siria dhe shumë vende të tjera shpëtimi prej vdekjes. Në këtë sfond është dhe mbetet një politikë në dukje shpesh e pakoordinuar apo kontradiktore një vlerë të lartë në vetvete. Këtë (shpresojmë) se dinë ta vlerësojnë refugjatët . Dhe sigurisht duhet të respektohen interesat e popullit. Përndryshe solidariteti arrin domosdoshmërisht kufijtë e veta që nuk kanë të bëjnë fare me ksenofobi apo urrejtje.

Gjermania është dhe mbetet shembullore

Sa e pashpresë dhe e koklavitur mund të duket ndonjëherë situata, duhet improvizuar. Në të gjitha anët. Gjëja e rëndësishme është një (vetë)qasje kritike dhe e ndershme. Skenarët horror janë po aq gabim sa edhe zbukurimet. Gatishmëria që vërehet tani tek disa vendeve të tjera, për të imituar pak politikën bujare ndaj refugjatëve të Gjermanisë, duhet konsideruar si sukses i qeverisë gjermane.

Fakti që Merkeli tani po duartrokitet nga hungarezi anti-evropian Viktor Orban për rifutjen e kontrollit kufitar, duhet të jetë nxitje për evropianët e vërtetë. Një nxitje që të vazhdojnë kursin e tyre humanitar. Fakti se ky kurs është i spërdredhur dhe përfshin edhe koordinata të gabuar - nuk ështtë surprizë? Të gjithë jemi dëshmitarë të një emigrimi të madh plotë tragjedi dhe dëshpërim, lumturi dhe emocion. Gjermania i ka dalë mbanë megjithë pengesat dhe kontradiktat.

Ju mund të lini një koment poshtë këtij artikulli. Ne gëzohemi për mendimin tuaj!