1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Koment: Trumpi nuk ka rëndësi

8 Nëntor 2019

E papritur nuk është që Presidenti i SHBA e braktis tani Marrëveshjen për Mbrojtjen e Klimës në Paris. Por ky vendim megjithatë tërheq vëmendjen publike, mendon Jens Thurau.

https://p.dw.com/p/3Scaw
Symbolbild | Klimawandel | Dürre | Indien
Fotografi: picture-alliance/NurPhoto/R- Shukla

Sërish kemi një pozicion të vijës së parë, siç e preferojnë shumë media: Nga njëra anë, shkencëtarët paralajmërojnë gjithnjë e më me këmbëngulje për efektet e ndryshimit të klimës, qindra mijëra të rinj në të gjithë botën dalin në rrugë dhe kërkojnë që më në fund të ndodhë diçka. Dhe nga ana tjetër janë drejtues injorantë shtetesh si Presidenti i SHBA, të cilët mbrojnë botën e vjetër, të fosilizuar dhe fitimet e tyre. Nacionalizmi dhe populizmi gjithashtu pengojnë që bota të bashkëpunojë me të vërtetë për të zvogëluar emetimet e gazrave serë. A nuk iu desh Kilit të anulojë fare aktualisht organizimin e Konferencës vjetore të OKB-së për Ndryshimet Klimatike, sepse për shkak të trazirave në vend nuk mund të garantohet më një takim i sigurt ku marrin pjesë mijëra vetë?

187 nga 193 shtete marrin pjesë

Po, e gjitha është e vërtetë, por çuditërisht shpejt me Madridin u gjet një qytet që zëvendësoi kryeqytetin e Kilit, Santiago. Dhe Donald Trumpi e kishte njoftuar rreth dy vjet e gjysmë të shkuara se do të dilte nga Marrëveshja e Parisit, vërtet suprizë ky hap nuk është më. Sidoqoftë, më pak vëmendje i kushtohet faktit se Marrëveshjen e kanë pranuar 187 nga 193 shtete anëtare të OKB-së, e fundit qe Rusia. Gjithashtu, në përgjigje të kundërshtimit të Trumpit për mbrojtjen e klimës, Franca dhe Kina duan të miratojnë një deklaratë se objektivat e Marrëveshjes së Parisit të vitit 2015 janë "të pakthyeshme".

Marrëveshja e Klimës i Parisit nuk është e mjaftueshme. A do të çojnë dispozitat e saj në kufizimin e rritjes së temperaturës në tokë mesatarisht me dy gradë, kjo është e pasigurt. Por në mes të debatit gjithnjë e më shumë histerik në të gjithë botën për ndryshimin e klimës, le të kujtojmë se kjo kornizë ndërkombëtare ende ekziston. Përparimet në takimet vjetore për klimën shpesh mund të jetë minimale, ka edhe hapa pas. Por kjo nuk mund të jetë ndryshe në përpjekjen për të pajtuar interesat e pothuajse të gjitha shteteve të botës.

Kommentatorenfoto Jens Thurau
Jens Thurau Fotografi: DW

Ndryshimi i klimës nuk ndihmohet nëse debati se kush e mbron atë më mirë, ose nëse ekziston ndryshimi i klimës, nxehet edhe më tej. Prej eksitimit ka shumë të ngjarë të përfitojë populistë të krahut të djathtë, të cilët përveç refuzimit të migrimit, e bëjnë Jo-në për mbrojtjen e klimës temën tjetër të madhe të tyre.

Kompromiset mbeten të nevojshme edhe në të ardhmen

Donald Trumpi i përçmon marrëveshjet ndërkombëtare - jo vetëm përsa i përket efektit serë. Demonstruesit e rinj kërkojnë ndryshime të shpejta. Do të ishte fatale nëse pozicionet e të dyja palëve i bëjnë njerëzit të mendojnë se kompromiset e mundimshme nuk janë më të përshtatshme për kohën.

Kryengritja e të rinjve kundër mosveprimit të prindërve është e drejtë dhe e rëndësishme. Sepse ajo rrit presionin ndaj përgjegjësve, që të ngurrojnë më pak dhe më në fund të marrin vendime jopopullore. Një pozicion i vijës së parë si: Donald Trump, i ligu nga njëra anë, Greta Thunberg, aktivistja e klimës nga ana tjetër, nuk është shumë i dobishëm. Ajo që mbetet: mbrojtja ndërkombëtare e klimës është një biznes shumë i ndërlikuar, ndaj së cilës për momentin sigurisht ka pak alternativa. Një kundërshtar i zhurmshmëm i klimës si Trumpi është thjesht i parëndësishëm për këtë proces.

Jens Thurau me kostum dhe kravatë duke parë në objektiv
Jens Thurau korrespondent politik i specializuar në politikën e mjedisit dhe klimës@JensThurau