1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Koment: Suksesi i hidhur elektoral i Cameronit

Barbara Wesel9 Maj 2015

Kryeministri britanik Cameron fitoi bindshёm me Partinё e tij konservatore. Pothuajse tё gjithё sfidantёt e tij pёrjetuan njё dёshtim tё hidhur. Megjithatё gёzimi i Cameronit nuk do tё zgjasё shumё, mendon Barbara Wesel.

https://p.dw.com/p/1FNBM
Großbritannien Wahl zum Unterhaus David Cameron OVERLAY
Fotografi: Reuters/P. Nichols

Ajo qё pёr David Cameronin nё vёshtrim tё parё duket si realizim i tё gjitha dёshirave tё tij, pra njё qeverisje vetёm e konservatorёve pa kufizime nga njё partner koalicioni, mund tё dёshmohet si njё dhuratё me helmin brenda. Sepse tani kryeministrit i mungon partia liberale, qё shёrbente si njё pufer i dobishёm mes atij dhe krahut tё djathtё tё partisё sё tij. Cameronit do t'i duhet tё pёrballet me grindjen direkte me prapavijёn e grupit tё vet parlamentar, partia e tij ёshtё e pёrҫarё fort dhe krahu i dajthtё do t'ia vёshtirёsojё jetёn atij.

Sёrish i yshtur?

P.sh. nё temёn Europa: David Cameron duhet ta mbajё premtimin dhe mё sё voni pas d vjetёsh duhet tё mbajё njё referendum pёr antarёsimin nё BE. Mё parё ai do tё negociojё pёr marrёdhёnie tё reja mё tё ҫlirёta mё Brukselin. Atij ndoshta mund t'i bёhen disa lёshime verbale, por marrёveshjet europiane nuk do tё rishkruhen sipas shijes britanike. Ndёrsa pёr armiqtё e Europёs nё partinё konservatore asnjё lёshim nuk do tё jetё i mjaftueshёm. Ata do tё vazhdojnё ta yshtin kryeministrin dhe si tё thuash do t'i imponojnё atij daljen nga BE-ja.

Nacionalizmi si njё drogё e re politike

Barbara Wesel Porträt
Barbara WeselFotografi: Georg Matthes

Menjёherё pas fitores sё tij David Cameron premtoi, se ai do ta bashkojё sёrish vendin. Sepse ai pas fitores sё tij nё zgjedhje ёsht ё mё i pёrҫarё se kurrё. Por pasi "luani skocez hungёrinte", dhe nacionalistёt pothuajse i fituan tё gjitha mandatet nё Skoci, ata do t'ia bёjnё tё vёshtirё jetёn kryeministrit nё Londёr. Ҫfarё mund t'u ofrojё ai atyre, nё mёnyrё qё ata tё mos synojnё mё njё referendum tё ri pёr pavarёsinё? Njё shtet federal sipas modelit gjerman? Shёrimi i ҫarjes sё thellё mes Anglisё dhe Skocisё duket gjithёsesi i pamundur. Sepse skocezёt e kanё zbuluar nacionalizmin si njё drogё te re politike dhe nuk do t ё heqin dorё shpejt prej saj.

Toriet nё kёto zgjedhje kanё fituar pikё kryesisht me sukseset e tyre nё politikёn ekonomike. Por sa e qendrueshme ёshtё kjo rritje ekonomike? Kritikёt mendojnё prej kohёsh, se hopi ekonomik do tё pasohet nga njё fluskё nё tregun e imobilieve, nё tregun bankar tё investimeve dhe nё konsumin privat.

Mutacioni drejt sistemit njёpartiak

Por pёrreth fituesit tё zgjedhjeve Cameron qendron pejzazhi i rёnuar politik i Britanisё sё Madhe. Partia laburiste ёshtё e goditur nё ekzistencёn e saj, kryetari i partisё Miliband ishte kandidati i gabuar me kursin e gabuar. Njё shumicё e britanikёve ua ka hequr vizёn laburistёve si alternativё politike. Tani partia duhet tё ripёrtёrihet si me personel ashtu edhe nё pёrmbajtje. Para zgjedhjeve profetizohej shumё mbi njё sistem shumёpartiak nё fuqizim nё Britaninё e Madhe. Por tani rezulton e kundёrta: Vendi po pёrson mutacionin drej njё sistemi njёpartiak, sepse duket qё mungojnё alternativat politike.

Nisur nga detyrat qё e presin, pёrҫarja e thellё e vendit dhe rёnimi politik i opozitёs pёr kryeministrin e rizgjedhur David Cameron mund tё dalё fjala e urtё britanike, qё thotё: "Ki kujdes, me atё ҫfarё ti dёshrion". Ndoshta dita pas zgjedhjeve ishte dita mё mirё nё mandatin e dytё tё tij.