1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Raketat e Penjanit si test për Trumpin

14 Shkurt 2017

Me provën e fundit të raketave Penjani do të testojë qeverinë e re të SHBA-së dhe të forcojë pozicionin e vet në negociata. Aq më rëndësi fiton në këtë kontekst koordinimi mes Trump dhe Kinës, mendon Alexander Freund.

https://p.dw.com/p/2XVSV
Nordkorea Raketentest Pukguksong-2
Fotografi: Reuters/KCNA

Ritualet përsëriten prej vitesh: Koreja e Veriut provokon me teste ushtarake, populli i indoktrinuar brohoret, Koerja fqinje e Jugut dhe Japonia protestojnë ashpër, mbledhin bashkë me fuqinë mbrojtëse SHBA-në Këshillin e Sigurimit, bashkësia ndërkombëtare dënon manovrat, Kina i bashkohet nga zori kritikës e pastaj vendosen sanksione të reja.

Sanksione të reja? E si mundet të ashëprsohen edhe më tej sanksionet gjithsesi të rrepta për vendin e izoluar? Natyrisht që kjo nuk sjell gjë, këtë e di edhe Koreja e Veriut, por ja që kështu janë ritualet. E në një farë mënyre Penjani duhet të ndëshkohet.

As Trump nuk do të riskojë një përshkallëzim

Nisur nga kjo logjikë Penjani i ka përdorur këto raketa si një ballon sondazhi: Le të shohim një herë, se si do të reagojë presidenti i ri i SHBA-së ndaj këtij provokimi. Sepse sado i paparashikueshëm të jetë presidenti i ri i SHBA-së, Trump nuk do të rrezikojë me një përshkallëzim të konfliktit. Përse duhet ta bëjë ai këtë? Ai mund të shfrytëzojë rastin nga prova e raketave, që ta t'u garantojë çdo mëbshtetje fqinjëve të shqetësuar Koresë së Jugut dhe Japonisë e njëkohësisht të kërkojë prej tyre më shumë vetëpërgjegjësi për të mbrojtur vetveten. 

Konkretisht kjo do të thotë, që sistemi amerikan i raketave THAAD i kritikuar ashpër nga Kina të dislokohet në Korenë e Jugut dhe të tolerohet zbutja graduale e kondicionit të Japonisë në Paqësor prej qeverisë nacional-konservatore të Abe-së. E përderisa kryeministri japonez rastësisht ishte i ftuar në Uashington, Trump dhe Abe mundën të demonstrojnë me efekt mediatik mbështetjen reciproke për njeri-tjetrin: E çfarë duhet bërë? Në sfondin e kërcënimeve koreano-veriore me sa duket ndihmon vetëm armatimi!

Krahas Koresë së Veriut nga këndvështrimi i Trump ka edhe nje tjetër fajtor: Kina si fuqi mbrojtëse, e cila po shfaqet gjithnjë e më agresive në rajon, por që nuk e përdor influencën e vet ndaj Koresë së Veriut. Kjo ka një arsye të fortë, sepse Pekini i druhet një kolapsi të shtetit vëlla komunist. Në një rast të tillë jo vetëm që miliona refugjatë do të mësynin drejt Kinës, por edhe prania ushtarake amerikane nuk do t'i vinte për mbarë Kinës.

Freund Alexander Kommentarbild App
Alexander Freund

Shfrytëzim i rafinuar i konkurrencës mes Kinës dhe SHBA-së

Koreja e Veriut përfiton me rafinesë nga momenti i përshtatshëm. Ajo e di, që ka konkurrencë strategjike mes Uashingtonit dhe Pekinit, që Trump me vetëdije i ka ndezur provokimet duke lënë të nënkuptohet një luftë tregtare, duke vënë në pikëpyetje politikën e një Kine ose duke kritikuar ndërhyrjen në Detin e Kinës jugore. Taktika koreano-veriore që qendron pas sondazhit të ri me ballon është po aq premtuese për sukses, sepse vetëm nga një pozicion i të fortit Penjani mund të pranohet si partner bisedimesh. Kush nuk posedon armë të asgjësimit në masë, rrëzohet, ashtu si Gaddafi në Libi apo Saddam Husseini në Itak. Por kush ka program bërthamor, si Irani, dhe prezantohet si fuqi që duhet marrë seriozisht, me të ka gjasa që të negociohet një akord i pranueshëm prej të gjitha palëve.

Sidoqoftë deri më tani SHBA-ja nuk i ka hyrë të tilla pazareve. Uashingtoni deri tani nuk ka dashur bisedime direkte me Penjanin, por preferon një zgjidhje shumëpalëshe, pra vazhdimin e bisedimeve në formacionin e gjashtë shteteve. E kështu duhet të vazhdojë. Më mirë një ritual se sa një veprim i mëvetsishëm, që vetëm mund të dëmtojë në një terren të minuar diplomatik. Edhe Trump do ta kuptojë, që shumë tema mund të zgjidhen vetëm me Kinën. Një zgjidhje premtuese për sukses për Korenë e Veriut mund të ketë vetëm në bashkëpunim në mirëbesim mes Uashingtonit dhe Pekinit. E deri atëherë Penjani do të vazhdojë të bëjë bujë për të fituar akceptancën duke provokuar me testimin e raketave.