Koment: Putini kthehet nga Lindja
12 Dhjetor 2014Kryeministri Indian Narendra Modi planifikon të zgjerojë akoma më shumë bizneset e Indisë duke rritur bashkëpunimin me partnerët e huaj, duke nxitur investimet në vend dhe një ndryshim radikal modernizimi në vend. Në zgjedhjet e ardhshme ai do të gjykohet nga një gjeneratë të rinjsh indianësh në kërkim të një punë dhe një vend ku po rriten standartet e jetesës. Ai nuk mund të dështojë.
Në të njëjtën kohë Putin po përpiqet të ringrejë fuqinë ndërkombëtare të vendit të tij. Ai përballet me sfida edhe në Rusi. Aneksimit të Krimesë dhe ndihmës së rebelëve në Ukrianë, Perëndimi iu përgjigj me sanksione, që po ndikojnë në përkeqsim të situatës në Rusi. Rubla ruse ka humbur pikë, biznesi është në rënie dhe të ardhurat nga eksporti i energjisë janë ulur për shkak të rënies së çmimit të naftës.
Prandaj Putin tani është duke kërkuar për aleatë të rinj. Në fillim ai u përpoq të përmirësojë marrdhëniet me Kinën e tani me Indinë. Shenjat që vijnë nga Nju Delhi janë se të dy vendet kanë interesa të njëjta. Narendra Modi është shmangur nga Perëndimi për shumë vite, pasi mendohet se është i përfshirë në masakrën me motive fetare në vitin 2002 në qytetin e tij Gujarat. Gjithashtu, nacionalisti hindu Modi, nuk i beson dominimit të organizatave ndërkombëtare dhe medias ndërkombëtare. Ai është kundër përhapjes së kulturës perëndimore.
India ka qenë aleate e vjetër e Bashkimit Sovjetik, pasi kishte marrdhënie të ngushta me Moskën. Marrdhëniet u dobësuan për disa vite dhe tani dëshira e Modit është që të përmirësohen sërish, sepse është në të mirë të politikave të brendshme, por edhe në kuadër të marrdhënieve ndërkombëtare. Putin shmanget gjithashtu nga Perënidimi. Të dy liderat janë takuar dy herë më parë në samitin BRICS në Brazil dhe në takimin e G20 në Australi. Sipas burimeve indiane mes tyre do të shkojë gjithëçka mirë sepse ka shenja se kuptojnë vizionet e njëri tjetrit dhe kanë nevojë që lidhjet ekonomike mes tyre të vazhdojnë.
India ka nevojë për energji. Duke qenë se marrveshja nukleare me SHBA nuk po ecën përpara, Rusia do të shfrytëzojë këtë mundësi. Rusia do të ndërtojë 12 reaktorë nuklearë në 20 vitet e ardhshme në Indi. Modi ka nevojë për naftë, gaz dhe qymyr. Për Rusinë është një mundësi ideale të furnizojë Indinë me gaz natyral, veçanërisht pas anullimit të projektit South Stream që do të çonte gaz në BE. Rusia gjithashtu do të investojë në infrastrukturën indiane dhe do të rrisë shitjen e diamanteve. Bashkëpunimi ushtarak do të përqëndrohet tek ndërtimi i një avioni të ri luftarak dhe një tjetër për transport. Ndërkohë që Uashingtoni ka paralajmëruar Modin t'i rezistojë zgjerimit të biznesit me Rusinë.
Marrdhëniet e përmirësuara mes dy palëve i mundëson Putinit një alternativë tjetër nga ajo e tregjeve perëndimore. Modi, një pragmatist në nevojë, do të përpiqet të përfitojë sa më shumë ekonomikisht nga Rusia dhe Perëndimi. Prandaj nuk është çudi që India ka refuzuar sanksionet e vëna nga SHBA dhe BE ndaj Rusisë për Ukrainën. Nga ana tjetër Putin mbështet pretendimet e Indisë për Kashmirin. Perëndimi duhet të ulët dhe të mbajë shënime. Marrdhëniet e ripërtërira mes Nje Delhit dhe Moskës, një aleancë e nëvojës, mund të ketë një impakt më të madh në të ashtuquajturin ‘shekulli aziatik' se sa shumë vetë kishin menduar vetëm pak muaj më parë.