Koment: Politikanёt nё Shqipёri dhe Serbi duhet tё fokusohen tek e ardhmja
18 Tetor 2014Incidenti nё stadiumin „Partizani“ tё Beogradit gjatё ndeshjes mes kombёtareve tё Shqipёrisё dhe Serbisё rizgjoi reminishencat e sё kaluarёs nacionaliste tё Ballkanit. Ndeshja e futbollit e shoqёruar prej ekzaltimit tё disa tifozёve serbё qё lёshonin parrulla raciste kundёr shqiptarёve dhe eksesit tё krijuar prej banderolёs me hartёn e „Shqipёrisё sё madhe“ pёr fat tё keq arriti pёrmasa qё i kapёrcyen muret e stadiumit. Qё e gjitha kjo meriton tё dёnohet dhe tё vihen para pёrgjegjёsisё autorёt, ёshtё mёse e logjikshme dhe besoj e padiskutueshme nga tё dyja palёt. Por po aq e rёndёsishme ёshtё qё tё analizohen me kthjelltёsi edhe reagimet e replikat sa tё pёrfaqёsuesve politikё ashtu edhe tё mediave nё tё dy vendet. Kjo pёr faktin, se kёto reagime dёshmojnё se palёt e kanё tё vёshtirё ta tejkalojnё hijen e vet dhe tё shohin pёrtej horizontit tё populizmit dhe nacionalizmit.
E domosdoshme njё analizё me qetёsi dhe kthjelltёsi e situatёs
Reagimet nё Serbi pёrqendrohen vetёm nё faktin se mbi stadiumin e Beogradit fluturoi droni me hartёn e Shqipёrisё sё madhe, ndёrsa anashkalohet fakti qё qysh pёrpara kёtij incidenti futbollistёt shqiptarё si tё ftuar nё kёtё stadium ndodheshin nёn presionin e fortё psikologjik prej thirrjeve „vrisni shqitarёt“ tё tifozёve serbё si „mikpritёs“ nё stadium. Nga ana tjetёr pala shqiptare reagon e indinjuar pёr kёto eksese raciste, por i shmanget distancimit ndaj pёrmbajtjes sё kёsaj banderole, njё hartё me kufij, qё i pёrgjigjen imagjinatёs dhe jo realitetit. Tё dyja palёt do tё bёnin mirё qё pёrtej reagimeve emocionale dhe populiste ta analizonin mё me qetёsi e kthjelltёsi situatёn nё mёnyrё qё ajo tё mbetej vetёm brenda kuadrit tё njё stadiumi dhe tё mos politizohej. Kjo do tё ishte e nevojshme pёr tё mos u bёrё pre e bindjeve tё disa kokёkrisurve qё fyejnё dhe as e disa kokёrkrisurve tё tjerё qё hedhin banderola provokuese. Reagimet e fiksuara brenda kuadrit populist i ushqejnё edhe mё shumё ndjenjat radikale duke e intensifikuar spiralen e gjuhёs sё konfrontimit.
Tё mos pёrgjithёsohen lajthitjet e pakicave radikale
Kjo ёshtё dekonstruktive. Mё e shёndetshmja pёr secilёn palё tani ёshtё qё as tё mos e politizojё dhe as tё mos i pёrgjithёsojё lajthitjet e pakicave radikale. Pavarёsisht tensioneve tё sё shkuarёs dhe mosmarrёveshjeve nё shumё ҫёshtje me karakter kombёtar, kurrёsesi nuk mund tё stigmatizohen nё tёrёsi qytetaret dhe qytetarёt as tё Shqipёrisё e as tё Serbisё. Parё realisht mes Shqipёrisё dhe Serbisё veҫ pikёpamjes diametralisht tё kundёrt lidhur me Kosovёn nuk ka probleme. Realiteti mes kёtyre dy vendeve flet pёr diҫka tjetёr: midis tё dy popujve ka mjaft pikёtakime pozitive dhe mjaft hapёsirё pёr ta thelluar bashёkpunimin, pёr ta njohur mё mirё njёri-tjetrin e pёr t'u fokusuar drejt sё ardhmes si dy vende qё aspirojnё tё jenё pjesё e komunitetit tё vlerave nё njё Europё tё bashkuar.
Nevojitet njё distancim i qartё
Parё nёn kёtё optikё nga kryeministri i Serbisё do tё ishte me vend njё distancim i prerё ndaj eksesit tё tifozёve tё dhunshёm e radikalё, qё fyen tё ftuarit shqiptarё nё stadiumin e Beogradit. Po aq me vend do tё ishte edhe njё distancim i qartё i kryeministrit shqiptar prej simbolikёs provokuese tё banderolёs sё lёshuar me dronin nё stadium, e nё kёtё kontekst pak rёndёsi ka se kush e ka iniciuar atё. Kushdo qё ta ketё inicuar njё banderolё tё tillё, tregon se jeton jashtё realitetit dhe se synon vetёm provokim insinuatash, qё nuk i shёrbejnё askujt.
Shqipёria edhe Serbia duhet tё afrohen
E pikёrisht pas kёtij incidenti vizita e parё e njё kryeministri tё Shqipёrisё - kandidate pёr nё BE -nё kryeqytetin e Serbisё - gjithashtu kandidate pёr nё BE - ёshtё njё rast i mirё pёr t'u ulur nё tyrezё e pёr t'i sqaruar keqkuptimet me urtёsi. Nuk ёshtё madje vonё qё nё kёtё takim tё jepen edhe deklaratat e munguara pёr distancimin reciprokisht nga gjithҫka e ekzgjeruar qё ndodhi si dhe pёr shprehjen e gatishmёrisё pёr tё bashkёpunuar nё zbardhjen e saj. Si Shqipёria edhe Serbia duhet tё afrohen o sot, o kurrё pёr tё realizuar aspiratat pёr njё rajon nё paqe e begati, qё synon tё jetё pjesё me tё drejta tё plota brenda BE-sё. Qё kjo tё arrihet kёrkohet guxim prej krerёve politikё qё t'u thonё qytetareve dhe qytetarёve tё tyre edhe gjёra, qё mund tё mos u shkojnё aq me shijen e tyre. Ashtu si njё ilaҫ, sado i hidhur, rekomandohet domosdoshmёrisht tё pihet pёr tё kuruar njё sёmundje, edhe nё Shqipёri e Serbi sёmundja e nacionalizmit mund tё shёrohet vetёm duke e parё realitetin nё sy, duke e pranuar atё dhe duke u fokusuar tek e ardhmja. Nёse shumё shqiptarё reagojnё tani, ndoshta thjeshtё nga njё mllef i momentit, duke mos e mbёshtetur vizitёn e kryeministrit shqiptar nё Serbi, ata duhet ta kuptojnё se realizimi i kёsaj vizite pikёrisht tani ka efektin e balsamit pёr tё evituar simptomat e njё sё shkuare tё trazuar.
Kapёrcimi i vetvetes ёshtё forcё
Shtrёngimi i duarve nё Beograd sot nё shekullin e 21-tё ёshtё forcё dhe jo dobёsi. Qё kapёrcimi i vetvetes ёshtё forcё dhe nё dobi tё qytetёrimit kёtё e ka dёshmuar mё sё miri marrёdhёnia e shёndoshё qё ekzsiton sot mes Gjermanisё e Polonisё si dhe Gjermanisё e Francёs, qё i kanё kapёrcyer me forcёn e arsyes mllefet e historisё si pasojё e pёrplasjeve shekullore mes tyre pёr nacionalizma e territore. Shqipёria dhe Serbia sot e kanё kёtё model. Po ashtu edhe rruga e tyre pёr tё udhёtuar bashkё drejt Europёs sё Bashkuar ёshtё e hapur. Popujt e Ballkanit i karakterizon mikёpritja, ndaj incidenti nё stadiumin „Partizani“ tё Beogradit duhet tё shihet si njё lajthitje e ҫasit dhe t’i lihet sё shkuarёs. Kjo mund tё kapёrcehet mё sё miri me arsyen e kthjellёt dhe me shtrёngimin e duarve mes kryeministrave tё Shqipёrisё dhe tё Serbisё nё Beograd. Efekti i kёsaj vizite do t’i kalonte edhe kufijtё bilateralё duke shёrbyer si njё shembull pozitiv pёr tё gjithё rajonin, qё ka nevojё tё ҫlirohet nga hija e sё kaluarёs.