1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kaos politik në Londër

10 Korrik 2018

Largimi i dy ministrave nga qeveria britanike e ka futur këtë vend në një kaos politik. Aktualisht nuk dihet saktë se kush e ka fjalën kryesore në Londër, mendon Barbara Wesel.

https://p.dw.com/p/318Eq
London Unterhaus berät über Brexit
Fotografi: picture-alliance/AP/Parliamentary Recording Unit

Fillimisht ministri për Brexitin David Davis e menjëherë pas tij edhe ministri  i Jashtëm dhe një prej udhëheqësve të idesë për Brexit, Boris Johnson: Të dy ata dhanë dorëheqjen në përpjekjen që të parandalojnë tentativën e kryeministres britanike Theresa Mays, për një ndarje më të "butë" nga Bashkimi Evropian. Largimi i koordinuar i dy idelogëve më të ngurtë për daljen e Britanisë së Madhe nga BE krijon kaos në kabinetin qeveritar të Theresa May dhe i shusn shpresat e BE-së, se javët e ardhshme mund të ketë bisedime substanciale për ndarje dhe për fillimin e raporteve të reja mes BE dhe Britanisë së Madhe.

Brexiti shkakton kaos

Të premten e kaluar Theresa May tentoi të arrijë unitet në kabinetin qeveritar, por përpjekjka e saj dështoi. Konsvertorët britanikë janë të përçarë thellë për mënyrën e daljes nga BE dhe raportet e ardhshme me të. Politikanët më konservatorë nuk janë të gatshëm për kompromis, ndërsa të tjerët thonë se një Brexit i ashpër do të ishte çmenduri. Në mes të tyre nuk ka asnjë urë që i bashkon. Kryeministrja është kapur fort pas pushtetit, por nuk është e qartë nëse ajo do t'i mbijetonte një mocioni mosbesimi në Parlament. Shpresa e vetme e saj është fakti që këtë punë aktualisht askush nuk mund ta bëjë më mirë se ajo vet.

Konservatorëve të ashpër u mungon mbështetja në Parlament. Jacob Rees-Mogg, emri i të cilit përmendet si udhëheqës i mundshëm i qeverisë, nuk mund të sigurojë shumicën. Gjërat janë futur në qorsokak. Kaosi po mbizotëron në skenën politike. Brexiti po përçan britanikët dhe partinë konservatore dhe po helmon skenën politike. BE-ja iu lut Londrës para disa muajve që të negociojë me Brukselin dhe jo të merret vetëm me problemet e brendshme. Tani situata po keqësohet edhe më shumë.

Barbara Wesel Kommentarbild App *PROVISORISCH*
Barbara Wesel

Propozimet e May ishin vetëm fillimi

Theresa May pohon se propozimet e saj, megjithë krizën politike, janë rruga më e mirë për Brexit. Por propozimet e saj i mbrojnë vetëm interesat britanike. Ndaj ato nuk mund të jenë pikënisje për negociata me BE-në. Kjo përzierje e propozuar nga May për pak union doganor dhe pak tregti të brendshme, sipas dëshirës së britanikëve, nuk është sipas shijes së BE. Britania e Madhe duhet të bëjë lëshime të tjera dhe të futet në negociata të detajuara, që do të rezultonin me një zgjidhje evropiane. Por edhe nëse Theresa May e mbijeton këtë luftë politike me kundërshtarët, ajo mund të bjerë më vonë, sepse Brukseli me siguri që nuk do të pajtohet me kërkesat e saj.

Kaosi në qeverinë britanike është për BE-në një manovrim i panevojshëm. Aktualisht ka gjëra më të rëndësishme sesa mosmarrëveshjet në qeverinë britanike. Samiti i NATO-s ku kërcënojnë mosmarrëveshje serioze me Trumpin, takimi i Trumpit me Putinin, grindjet për çështjen e refugjatëve dhe ngritja e populistëve në Poloni, Itali dhe Austri janë temat që tërheqin më së shumti vëmendjen e BE-së.

Ndërkohë që negociatat për Brexitin kushtojnë energji dhe kohë. Duket se kundërshtarët e Evropës në Londër e kanë mbivlerësuar veten dhe besojnë se mund t'i zgjidhin vet të gjitha sfidat. Por vazhdimi i negociatave është i pakuptimtë, përderisa qeveria britanike nuk e shpjegon njëherë e përgjithmonë se kush e ka fjalën kryesore në çështjen e Brexitit. Diplomëtat e BE-së duhet të presin deri në përfundimin e luftës për pushtet në Londër. E kjo mund të zgjasë.

Por nëse ndonjë prej ideologëve të Brexitit vjen në pushtet, Evropa mund t'i harrojë të gjitha shpresat për zgjidhje praktike. Ata duan të largohen nga BE-ja pa arritur ndonjë marrëveshje tjetër për raportet mes tyre. Disa anëtarë të qeverisë britanike janë nisur drejt një humnere dhe duket se askush nuk mund t'i ndalë.