Koment i FAZ: Vend i plotëvlershëm
8 Mars 2019Në Manifestin e tij për Ripërtëritjen e Evropës Presidenti Macron shprehet me fjalë të forta - në drejtim të Britanisë. Propagandistët e Brexitit ai i akuzon për gënjeshtra dhe papërgjegjshmëri. Në kontinentin evropian dhe në Mbretërinë e Bashkuar ai me këtë duhet të ketë thënë atë që duan shumë vetë, edhe nëse ai nuk e ka ruajtur formën e të shprehurit.
Por Macroni jo vetëm kritikon, ai hedh edhe karema, për shembull këtë: Në një Këshill Sigurie të Evropës mund të bënte pjesë edhe Britania e Madhe, e cila me gjasa nuk do të jetë më në të ardhmen anëtare e Bashkimit Evropian. Macroni e vendos me këtë, atë që ofron Britania e Madhe në aspektin e politikës së sigurisë dhe në atë ushtarak, mbi purizmin institucional. Kjo duhet përshëndetur, njësoj si perspektiva, që ai tregon për Britaninë e Madhe në një Evropë, e cila "është e hapur për të gjithë" - mund të thuhet edhe në një Evropë të gjeometrisë variable.
Në këtë Evropë, Britania e Madhe do të gjejë një vend me vlerë të plotë. Po të jetë ky orientimi i të gjithëve, dalja nga BE ndoshta nuk duhet të përfundojë në katastrofë. Por në radhë të parë kjo është në dorën e britanikëve dhe të irlandezoveriorëve vetë.