1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ftesa

Peter Sturm
13 Shkurt 2018

Po u mbajt një takim i nivelit të lartë midis Veriut dhe Jugut, ai duhet të zhvillohet në kushte të përgjithshme të pranueshme, mendon Peter Sturm.

https://p.dw.com/p/2sYt2
Korean Unification Flag mit Liancourt-Felsen
Fotografi: picture-alliance/Yonhap

I habitur Presidenti i Koresë së Jugut nuk mund të ketë qenë, kur motra e diktatorit të Koresë së Veriut i dorëzoi atij një ftesë për një vizitë në Veri. Moon Jae-in e kishin konsultuar mirë që të jepte një përgjigje të kujdesshme. Një takim i nivelit të lartë nuk mund të bëhet vetëm që të shënohet që u bë. Kushtet e përgjithshme duhet të jenë të pranueshme.

Kështu që vërtet ka gjasa që të kemi një takim të kryetarëve të shteteve të të dy Koreve. Por nuk duhet të ngjallen shpresa të mëdha për rezultatet. Natyrisht që Koreja e Jugut mund ta kthejë në "sukses" takimin duke lëshuar çeqe të mëdha parash. Por kjo nuk do të ndihmonte njeri, me përjashtim të udhëheqjes më të lartë të Koresë së Veriut.

Se si është puna me strukturat e saj të brendshme, këtë e tregon ftesa për Moon Jae-in. Dy takimet e shkuara të nivelit të lartë u zhvilluan në Korenë e Veriut. Tani do të ishte një kërkesë mirësjelljeje, që këtë herë në rolin e mikpritësit të ishte Jugu. Por me sa duket për këtë Kim Jong-unit i mungon guximi.

Nga Peter Sturm (Frankfurter Allgemeine Zeitung)

www.faz.net

Të gjitha të drejtat të rezervuara. © Frankfurter Allgemeine Zeitung GmbH, Frankfurt am Main