1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kohё tё stuhishme pёr peshkatarёt nё Europё

12 Prill 2017

Britania e Madhe dhe Franca duhet tё rinegociojnё pёr Brexit kuotat e peshkimit nё Detin e Veriut.

https://p.dw.com/p/2b5Rn
Britische Fischer begrüßen Brexit
Fotografi: DW/N. Martin

Nё kantjerin e peshkut nё Brixham pothuajse tё gjithё kanё votuar pro Brexit. Rezultati i votimeve ishte njё festё pёr peshkatarёt nё Jug tё Anglisё. Prej dekadash ata e kishin vёnё nё shёnjestёr BE-nё si armikun kryesor. Peshkatari Ian Perkines, thotw, se "ne do tё mbёshtetemi tek forcat tona dhe dikush tjetёr mund tё vendosё e jo njё grup ҁunakёsh qё janё mbledhur nё Bruksel. Peshkatarёt britanikё kanё varur shpresa tё mёdha tek Brexit. Ky ёshtё pёr ta si njё akt ҁlirimi madje edhe si njё akt hakmarrjeje. Barry Young nga shoqata e peshkatarёve Brixham Trawler Agents thotё, se "ne shpresojmё qё tё na kthehet me ndershmёri pjesa e kanalit qё me tё drejtё quhet kanali anglez."

E kёtu nis problemi. Nё fakt atё e quajnё nё shumё vende tё botёs kanali i La Manshit sipas toponimit francez. Por anglezёt e quajnё atё kanali anglez. Aktualisht tё gjithё europianёt lejohen tё peshkojnё nё distancёn deri nё 6 mile detare nga ishulli, ndёrsa britanikёt duhet tё qendrojnё deri nё 12 mile detare larg kontinentit.

Ndonёse ende ka 12.000 peshkatarё britanikё, njё shifёr simbolike, por nё fakt ata janё tё rёndёsishёm dhe aktiv nё politikё. Sikurse thekson Barrie Deas nga shoqata e peshkatarёve tё Britanisё sё Madhe "The National Federation of Fishermen's Organisations": "Pёr ne marrёveshja mё e mirё do tё ishte, qё 12 mile detare nga bregu tё pёrdoreshin  ekskluzivisht prej nesh."

Por kjo shkakton njё valё shokimi pёrmes kanalit tё La Manshit nё Francё. Nё Boulogne-sur-Mer lebt faktikisht jetojnё prej peshkut nga ujrat britanike. Miliona euro xhiro tani vihen nё pikёpyetje. Pikёrisht nё veri tё Francёs  nxirret 80% e peshkimit nga ujёrat britanike.

Britische Fischer begrüßen Brexit
Fotografi: DW/N. Martin

Francezёt jo vetёm kanё frikё se do tё humbasin peshkun britanik, por edhe mё keq pёr ta ёshtё pёrfytyrimi, se nё pragun e portave tё tyre kёtej e tutje do tё qarkullojnё edhe holandezёt e belget,  – sepse edhe kёta si pasojё e Brexit nuk do tё lejohen mё qё tё qarkullojnё nё kanalin anglez.

Stephane Pinto, nёnpresident i komitetit rajonal tё pershkatarёve "Hauts-de-France Trawlers' Regional Committee" thotё, se "kjo do t'i mbingarkonte resurset tona. E gjitha kjo rrezikon bashkёjetesёn europiane. Hapi tjetёr ёshtё, qё ne tё dalim nga BE-ja dhe t'i ndalojmё peshkatarёt holandezё e belgё, qё tё peshkojnё tek ne."

E ashtuquajtura lufta e fundit pёr peshkun qefull ka ndodhur para 40 vjetёsh, kur anijet islandeze dhe britanike u pёrplasёn nё grindjen pёr tё drejtat e peshkimit. Madje pёr kёtё arsye pёrkohёsisht u ndёrprenё edhe marrёdhёniet diplomatike mes dy vendeve.
Edhe nё kanalin e La Manshit po ndizet grindja. Deri tani britanikёt kanё shitur 2/3 e peshkimit tё tyre nё kontinent. Qysh tani peshkatarёt francezё kёrkojnё qё peshku britanik tё shtrenjtohet nё Europё.

Mungesё informacioni, paragjykime dhe ndjenja, se tjetri ёshtё mё mirё, kjo i ngre peshё peshkatarёt. Pothuajse tё gjithё tё kontaktuarit nga DW nё Boulogne thonё, se nё zgjedhjet presidenciale nё Francё do tё votojnё pёr Marine LePen. Kur bёhet fjalё pёr BE-nё, peshkatarёt nga secila anё e kanalit janё papritur nё unanimitet. Stephane Pinto: "BE-ja nuk e ka kuptuar botёn e peshkimit. Ka shumё kundёrhёnie dhe ligje kontradiktore. Kjo i detyron edhe peshkatarёt francezё qё tё ngrenё tё njёjtat cёshtje si edhe kolegёt tanё britanikё. E njё ditё ndoshta ata do tё kёrkojnё Brexit, por daljen tonё nga BE-ja, pra njё Frexit."

Qё shembulli i britanikёve mund tё pasohet prej tё tjerёve, ky ёshtё preokupimi mё i madh i BE-sё. Ajo qё britanikёt mund tё arrijnё nё negociata, duhet tё jetё mё keq, nga ajo qё ata kanё. Peshkatarёt britanikё besojnё, se kjo nuk do t'i prekё ata.