Kina damkos SHBA-në lidhur me spiunazhin e të dhënave
23 Qershor 2013Eshtë e turpshme për përgjegjësit në SHBA: ish-punonjësi i shërbimit sekret, Edward Snowden, i larguar fillimisht drejt Hongkongut flet e flet. Gazetës së Hongkongut "South China Morning Post" ai i raportoi së fundmi, se shërbimi amerikan "National Security Agency" - shkurt: NSA – ka përgjuar në Kinë jo vetëm internetin, por edhe telefoninë mobile.
E prekur edhe telefonia mobile
Janë përgjuar miliona mesazhe të telefonisë mobile kineze si dhe linja të rëndësishme të transferimit të të dhënave të Universitetit prestigjoz Tsinghua në Pekin, prej nga zhvillohet pjesa më e madhe e komunikimit kinez në Internet. Në vitin 2009 janë sulmuar nga hacker-at edhe kompjuterat e Pacnet në Hongkong. Pacnet është operatori i njërit prej rrjeteve më të mëdha të fibrave optike në rajonin aziatik të Paqësorit që zhvllon gjithashtu edhe qarkullimin në Internet me SHBA-në. Snowden i cilëson këto sulme si „gjithëpërfshirëse dhe intensive ".
Më parë ai pati zbuluar edhe se është sulmuar me hacker universiteti kinez në metropolin port, Hongkong.
Në komentetzyrtare nga Pekini thuhet me nota vetëkënaqësie, se SHBA-ja prej kohësh e ka paraqitur veten si viktimë të pafajshme të sulmeve kibernetike. Tani ajo po demaskohet si „banditja më e madhe e kohës sonë“, shkruan p.sh. agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua. Kinezët kërkojnë që Uashingtoni të japë informacion për rrezen, përmasat dhe qëllimet e programeve të veta hacker .
Snowden zhvendoset nga Hongkongu
Të premten (21.06.2013) gazeta britanike "Guardian" duke iu referuar dokumentave të Snowden-it njoftoi, se shërbimi sekret britanik GCHQ (Government Communications Headquarters) ka një program edhe më të zgjeruar përgjimesh krahasuar me SHBA-në. Ai mund të regjistrojë çdo ditë deri në 600 milionë lidhje telefonike, citon gazeta britanike specialistin e teknologjisë së informacionit (TI)Snowden.
SHBA e kanë akzuar Snowden-in për spiunazh dhe kërkojnë arrestimin e tij. Ish-punonjësi i shërbimit sekret ndërkohë ndodhet në arrati përmes Moskës drejt Islandës apo Ekudaorid…