1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kina bëhet aktive në konfliktin në Lindjen e Mesme

Rodion Ebbighausen / exh27 Korrik 2014

Që prej ofensivës ushtarake izraelite në Gaza, makineria e diplomacisë punon me kapacitet të plotë. Risi është angazhimi edhe i Kinës.

https://p.dw.com/p/1CjOo
Fotografi: Said Khatib/AFP/Getty Images

Në konfliktin që zgjat prej vitesh në Lindjen e Mesme, tradicionalisht janë diplomatët nga SHBA, shtetet arabe dhe BE që përpiqen të ndërmjetësojnë. Aktualisht në rajon po kryen vizita dhe i dërguari i posacëm i Kinës, Wu Sike, thuajse i panjohur në Perëndim. Ai do të vizitojë Arabinë Saudite, Katarin, Jordaninë, Egjiptin, Palestinën dhe Izraelin. Wu Sike nuk përfaqëson vetëm interesa të ekonomisë energjitike të vendit të tij, por njëkohësisht do të ndërmjetësojë edhe mes Izraelit dhe Hamasit.

Edhe zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Hong Lei dhe përfaqësuesi i Kinës në OKB, Liu Jieyi, janë shprehur për konfliktin dhe u kanë bërë thirrje palëve në konflikt t'i japin fund dhunës. Liu kërkoi tërheqjen e trupave izraelite dhe dhënien fund bllokadës në mënyrë që të bëhet e mundur ndihma humanitare. "Cilido qoftë argumentimi, viktimat e pafajshmë civile janë të papranueshme." Ai përkrah "një shtet palestinez, me Jeruzalemin Lindor si kryeqytet brenda kufijve të 1997-s".

Ndërmjetësues të pakonsumuar

Moritz Rudolf, bashkëpunëtor shkencor në Institutin Mercator për Studime për Kinën (MERICS) e përshëndet iniciativën e Kinës. "Me Kinën krahas shteteve arabe, Evropës dhe SHBA, kemi një ndërmjetësues të ri i cili krahasuar me aktorët e tjerë perceptohet si negociator i ndershëm." Kjo është e mundur pasi Kina e ka ndryshuar qendrimin e saj të viteve '80 pro-palestinez dhe ka adoptuar një pozicion më neutral. Që prej vitit 1992 ka marrëdhënie zyrtare diplomatike mes Izraelit dhe Kinës.

Shimon Peres Besuch in China mit Xi Jinping 08.04.2014
Shimon Peres për vizitë në Kinë, 08.04.2014Fotografi: Reuters

Në vitin 2006 Kina njohu fitoren elektorale të Hamasit në Rripin e Gazës. Në të një njëjtën kohë Republika Popullore intensifikoi shkëmbimet ekonomike me Izraelin. "Kina është një nga prodhueset më të mëdha të produkteve kosher. Për Kinën nga ana tjetër Izraeli është në radhë të parë një livrues i teknologjisë së lartë, vecanërisht asaj në fushën ushtarake."

Interesat e Kinës

Kina ka edhe arsye të tjera për të qenë e interesuar në zgjidhjen e konfliktit. Vendit i nevojitet stabiliteti në Lindjen e Mesme pasi siguria e saj energjitike varet prej kësaj. Kina importon më shumë naftë nga shtetet e Gjirit se sa SHBA. Vec kësaj Pekini përpiqet të cojë përpara ndërtimin e një rruge të re mëndafshi përmes Lindjes së Mesme.

Chinas Präsident Xi in NRW
Presidenti kinez XiFotografi: picture-alliance/dpa

Rudolf sheh krahas këtyre interesave ekziston edhe një kontekst më i gjerë në kuadër të politikës ndërkombëtare. "Angazhimi i Kinës në konfliktin mes Izraelit dhe Hamasit është simbolik për politikën e re të jashtme kineze". Jo më larg se në janar 2014 kryetari i shtetit të Kinës Xi Jinping njoftoi një "politikë të jashtme pro-aktive" të re. Deri tani Republika Popullore ka ndjekur një "doktrinë të mosndërhyrjes".

Shi Yinhong nga instituti për marrëdhënie ndërkombëtare në Universitetin Renmin në Pekin nuk sheh ndonjë orientim të ri në angazhimin e Kinës në Lindjen e Mesme. "Kjo ka pak të bëjë me parimin e mosndërhyrjes. Në Lindjen e Mesme bëhet fjalë për një konflikt mes dy vendeve, i cili ka pasoja në gjithë rajonin, madje në gjithë politikën ndërkombëtare. Pekini është shprehur gjithnjë për një shtet palestinez me Jeruzalemin Lindor si kryeqytet. Këtu nuk ka ndryshuar asgjë."