Katër medalje ari për Gjermaninë në atletikë
14 Gusht 2006
Atletja Shtefi Nerius, e abonuar zakonisht në rolin e numrit dy të kampionateve, kësaj here i solli federatës gjermane të atletikës medaljen e katërt të artë. Atletja nga Leverkuzeni me kërcimin 65,82 metra fitoi titullin e madh të karrierës së saj në ditën e fundit të Kampionatit Evropian të Atletikës në Goteborg.
Fitorja e dyfishtë e shpresuar për Gjermaninë nuk u realizua, pasi Kristina Obergfël nga Ofenburgu, rekorde evropiane dhe e dyta në botë, pas kërcimit 61,89 metra u mjaftua me vendin e katërt.
Fituesja Stefi Nerius me këtë fitore ka përmbushur ëndrrën e saj të fëmijërisë: "Eshtë një ëndërr, kjo ishte ëndrra ime. Kur kam filluar të merrem me sportin si profesioniste kam thënë "dua që të ngjitem sa më lart për të dëgjuar himnin kombëtar". Kjo u realizua sot për mua dhe jam shumë e lumtur."