1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kathrin Schmidt është fituese e çmimit gjerman të librit 2009 / "Autobusi për demokraci direkte" udhëtoi 3 mijë kilometra nga Vizbadeni në Athinë

16 Tetor 2009
https://p.dw.com/p/K8Ef

1. Fituesja e çmimit gjerman për librin 2009 është Kathrin Schmidt. 51 vjeçarja u nderua për librin e saj me elemente autobiografike "Du stirbst nicht" ( ti nuk vdes) te hënën në mbrëmje në Frankfurt. Në këtë libër bëhet fjalë për një grua e cila zgjohet nga koma pas një hemoragjie cerebrale dhe gjen rrugën për tu kthyer sërish në jetën normale. Çmimi u shoqërua me 25.000 Euro.

2. Ishte një udhëtim vjeshte në djepin e demokracisë. Autobusi i bardhë borë, „Autobusi për demokraci direkte" udhëtoi gati 3 mijë kilometra nëpër Evropën Juglindore, nga Vizbadeni nëpër Alpe në ish Jugosllavi për të mbërritur në Athinë. Bisedat e hapura me njerëzit në Zagreb, ose në Sarajevë, bashkëpunëtorët e projektit i quajnë "demokraci substancë". Që prej 20 vjetësh ata janë aktivë për pjesëmarrje direkte në krijimin e vullnetit politik nëpërmjet referendumeve popullore. Jannis Papadimitriou ishte pjesëmarrës në këtë rrugëtim.