1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kardinali bavarez Jozef Ratcinger do të jetë Papa Benedikti XVI-të

Vilma Filaj-Ballvora19 Prill 2005

Për herë të parë pas 482 vjetësh është zgjedhur sërish një papë gjerman: Kardinalët në Vatikan të martën në mbrëmje zgjodhën Jozef Ratcinger si pasardhës të Papa Gjon Palit të II-të.

https://p.dw.com/p/ArPf
Kardinal Ratcinger, Papa Bendekti i XVI-të
Kardinal Ratcinger, Papa Bendekti i XVI-tëFotografi: AP

Habemus Papam - kemi një papë. Vetëm 26 orë zgjati konklava për zgjedhjen e papës së ri. Në prën 17:50 minuta të martën pasdite, pasi besimtarët panë të dilte tymi i bardhë nga oxhaku i kapelës sistina në Katedralen e Shën Pjetrit dhe dëgjuan këmbanat mësuan, se kardinalët e mbledhur në kapelë për të votuar, kësaj here 115 syresh, kanë zgjedhur papën e ri. Kardinali protodiakon, më moçmi në post, Horge Arturo Medina Estevez shpalli në ballkonin qendror të katedrales së Shën Pjetrit emrin e Ratcingerit si Papa Benedikt i XVI-të, i cili do të drejtojë rreth 1,1 miliardë katolikët në mbarë botën.

78 vjeçari Ratcinger më pas doli vet në ballkonin e katedrales, ku pas një fjalimi të shkurtër u dha bekimin tradicional "urbi et orbi" besimtarëve të mbledhur në sheshin e Shën Pjetrit. Ratcinger është papa i 265 në historinë mbi 2000 vjeçare të kishës katolike dhe pas 482 vjetësh ai është papa i dytë gjerman. Një nga bashkëpunëtorët më besnikë të Papa Gjon Palit të II-të Ratcinger konsiderohej si njëri prej kardinalëve favoritë të mbledhur në konkalve.

Pas vdekjes së Papa Gjon Palit të II-të Ratcinger si dekan i kolegjiumit të kardinalëve morri përsipër drejtimin e kishës katolike. Qysh prej 23 vjetësh ai është prefekt i Kongregacionit të kishës, një forum ky i përbërë nga 25 antarë nga e gjithë bota, që janë kardinalë, kryepeshkopë dhe peshkopë, detyra e të cilëve është të ruajnë dhe të çojnë përpara mësimet dhe ritet e fesë. Ky post shënon edhe kulmin e karrierës së tij. Në vitin 1981 Papa Gjon Pali i II-të e tërhoqi atë në Romë. Posti i prefektit të kongregacionit të fesë ishte si i prerë për mendimtarin e rreptë dhe gjakftohtë. Ratcinger konsiderohet si njeriu që njeh më mirë se kushdo tjetër çështjet e teologjisë, madje ai ka njohuri aq të sakta sa nuk gabon kurrë. Ai ka marrë pjesë dy herë në konklave, në vitin 1978 që konsiderohet edhe si viti i tre papëve, në zgjedhjen e Paulit të VI-të dhe më pas edhe në zgjedhjen e Papa Gjon Palit të II-të. Gjatë kësaj periudhe Jozef Ratcinger ka qenë krypeshkop i Mynihut. Në këtë post ai u emërua në Maj të vitit 1977 prej Papa Paulit të VI-të, që e vlerësoi Ratcingerin si një teolog konservator dhe me emër në mbarë botën. Një teolog në Vatikan është shprehur madje, se qysh pas Martin Luterit asnjë gjerman tjetër nuk ka lënë gjurmë në kishë sa kardinali nga Bavaria, Ratcinger. Disa të tjerë madje, e cilësojnë atë si "shefi i të menduarit" në Vatikan.


I lindur më 16 prill 1927 në Martl mbi Il të Bavarisë Jozef Ratcinger, biri i një mjeshtri të xhandarmërisë, qysh në rininë e tij dëshironte të bëhej kardinal. "Përvoja që kam pasur me botën e fesë dhe liturgjisë më ka tërhequr jashtë mase. Liturgjia më ka mahnitur qysh në fëmjëri, ndaj mund të them se dashuria për besimin më ka lindur nga brenda. Kjo natyrisht ka të bëjë edhe me rolin që kanë luajtur prindërit dhe rrethi im që kanë qenë mjaft të plotësuar dhe që më kanë mësuar, se ia vlen që t´i përkushtohesh rrugës së besimit", është shprehur vet Ratcinger.

Pas studimeve në teologji dhe fiolozofi në vitin 1951 ai u shugurua prift. Në moshën 30 vjeçare ai mbrojti titullin e profesorit në dogmatikë në shkollën e lartë në Freizinger. Atë e ka tërhequr jashtë mase puna studimore, dhe më vonë ai ka dhënë leskione në universitetet e Bonit, Tybingenit dhe Regensburgut. Trazirat studentore te viteve 60 në shekullin e kaluar, që vunë në pikëpyetje të gjitha autoritetet dhe që Ratcingeri i përjetoi si profesor në universitetin e Tybingenit, e ndryshuan atë rrënjësitsht. Në këtë mënyrë nga një profesor progesist i teologjisë ai u shndërrua në një mbrojtës konservator të besimit. E siç e shpjegon edhe ai vet, kjo lidhet jo aq me vlerat e kohës, se sa me vlerat e përjetshme: "Kisha nuk mund të matet as prej brohoritjeve të kalkuluara dhe as prej kritikës së kalkuluar, por që vetëm i duhet ta zbulojë, se çfarë i është ngarkuar asaj dhe se çfarë është qenia e saj?"