Kancelarja Merkel interesohet për mikrofinancimin në Indi
1 Nëntor 2007Ato vijnë nga një fshat, i cili ndodhet 200 km larg dhe kanë marrë para nga një bankë- pak para krahasuar me normat evropiane: disa qindra euro, po t'i konvertosh, të cilat ato i administrojnë si grup, e që për to janë shumë para. Prej këtyre parave ato blejnë aparatura bujqësore ose kafshë pune, përmirësojnë ujitjen dhe shtojnë në këtë mënyrë forcën bujqësore të fshatit të tyre.
Mikrofinancime të tilla shpesh merren nga gra, sepse në bazë të përvojës ato veprojnë më me përgjegjësi me paratë. Angela Merkeli pyet në mënyrë intensive se çfarë do të thotë programi për gratë e fshatit, edhe për familjet e tyre:
"Në fillim ato thanë se ndarja e punës është gjysëm për gjysëm. Po si paraqitet puna me jetën e grave? A mund të takohen ato edhe jashtë këtyre takimeve?A kanë gratë të njëjtat të drejta në jetën e përditshme si burrat?
Gratë nga fshati u përgjigjen thuajse të entuziazmuara pyetjeve të "gruas së lartë nga Gjermania".
Burrat që rrinë pranë të ekonomisë gjermane bisedojnë ndërkohë me zë të lartë dhe herë pas herë u thuhet që ta ulin zërin. Mikro-financimi me siguri që nuk është temë për bosët e mëdhenj. Kjo në një kohë kur kancelarja një ditë më parë kishte thënë në Nju Delhi se sa i rëndësishëm është zhvillimi i fshatit për Indinë dhe se me ketë krijohen edhe shanse të reja për ekonominë gjermane. Por përfaqësuesit e ekonomisë i intereson shumë më tepër një synim tjetër i politikës gjermane të zhvillimit - pikërisht një rritje ekonomike që ta ruajë ambjentin, për ta mbështetur Indinë. Pra, sipas Merkelit:
"Bashkëpunimi për teknologjitë më të mira, në efikasitetin energjitik, në energjitë e ripërtëritshme - pra gjëra që ne mund t'i ofrojmë pa dyshim me përvojë të madhe. Prandaj ne e drejtuam ndihmën tonë për zhvillimin në këtë pikë. Prandaj do të forcohet edhe në sektorin ekonomik këtu bashkëpunimi."
Kjo, shpalli Angela Merkeli në Nju Delhi do të jetë në të ardhmen pikërëndesa e politikës gjermane të zhvillimit. Por në Bombeji ajo tregon edhe interes të madh për gratë e fshatit dhe e huton shefin e Bankës Bujqësore të Zhvillimit me pyetjen, nëse kredimarrëseve të kredive të vogla u lejohet të bëjnë edhe propozime. Vetëm kur ajo insiston, ai e përkthen, dhe nga gratë e fshatit burojnë dëshirat:
Ato duan një dhomë për takimet e tyre. Ato duan kredi më të larta, për të themeluar sipërmarrje të vogla, këto janë disa prej dëshirave. Dhe ato duan të mësojnë të gjitha të shkruajnë dhe të lexojnë.