1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Më tepër drejtore ekzekutive se lidere

Benjamin Knight14 Korrik 2016

Kancelarja Merkel dhe kryeministrja britanike May kanë si ngjashmëri sipërfaqësore edhe të vërteta. Po a do të ndikojnë këto në bisedimet për Brexit-in?

https://p.dw.com/p/1JOWu
Fotografi: picture alliance/ZUMA Press/P. Maclaine

Ashtu si shumë gazeta edhe "Berliner Zeitung" u shpreh se gjëja më interesante lidhur me Tereza May-n është se ajo është një grua. Në një karikaturë në numrin e së mërkurës të kësaj gazete shihet Angela Merkel dhe Theresa May tek bisedojnë në konspiracion duke pirë një filxhan çaj, si një çift amvisash të duruara dhe dinake (stereotipet gjinore janë të pashmangshme në komente politike gjermane sikurse dhe karikaturat për kombësitë e ndryshme): "Ju vetëm duhet t'i lini burrat të BËJNË gjërat e tyre ... ", i thotë Merkel May-t, e cila e përfundon frazën e homologes së saj: "... dhe pastaj në një moment ju MERRNI punën atyre ".

Është e lehtë për të gjetur paralele mes kryeministreve. Që të dyja si Merkel dhe May erdhën në pushtet në partitë e tyre respektive konservatore duke pritur se di do të shkonin ego-betejat e dominuara nga meshkujt.

Ashtu si Margaret Thatcher, gruaja e parë kryeministre e Britanisë, edhe Merkel dhe May portretizohen zakonisht si outsider në institucionet politike seksiste, të privilegjuara dhe të fiksuara pas traditave, të cilave u duhej të luftonin për të hapur rrugën e tyre duke kryer një punë etike të vështirë dhe ambicioze. Fakti që detaje në biografitë e tyre përputhen - Thatcher dhe Merkel kanë përfunduar studimet për shkencat e natyrës.; Merkel dhe May janë që të dyja bija klerikësh protestantë - kanë ndihmuar për të përforcuar gjetjen e paraleleve mes tyre.

Großbritannien Theresa May auf dem Weg zur Queen
Fotografi: Reuters/S. Parsons

Pragmatike

Përveç paraleleve sipërfaqësore, Merkel dhe May kanë edhe disa ngjashmëri të vërteta. "Unë mendoj se krahasimi është i drejtë," thotë Josef Janning, analist politik në Këshillin Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë në Berlin. "Ato ndjekin një politikë vizionesh të ulëta - pra me fokus pragmatik për hapin e menjëhershëm që do të bëjnë - dhe jo politikë të lartë me ide vizionare për dekadën e ardhshme."

Një tjetër cilësi që mund ta bëjë May-n të ngjashme me kancelaren gjermane është reputacioni i saj autoritar në Ministrinë e Brendshme, ku ajo aplikoi një qëndrim të vijës së ashpër kundër emigrantëve dhe zgjeroi mbikëqyrjen e shtetit. "Ajo është një ministre e brendshme klasike", thotë Janning. "Dhe një ministre klasike e brendshme, është të paktën sipas këndvështrimit gjerman, një person i ligjit dhe i rendit. Ajo që kërkohet mbi të gjitha nga Ministria e Brendshme është: zbatimi i ligjit. Schäuble si ministër i Brendshëm ishte kështu, dhe (ministri aktual i Brendshëm Thomas) de Maiziere përpiqet të jetë disi kështu."

Më tepër drejtore ekzekutive se lidere

May nuk ka pse të nxitojë. Ajo ishte në anën e atyre që ishin pro qëndrimit të Britanisë së Madhe në BE - edhe pse jo me ndonjë pasion të zjarrtë për këtë, gjë. Dhe kjo është në favor të saj, sepse "asaj do t'i duhet të fitojë të dyja ekstremet e spektrit dhe as grupi i 'Remain' nuk e konsideron si të vetën dhe ai i 'Leave' nuk e sheh si dikë të krahut tjetër." - thotë Janning. Pragmatizimi i saj i mundëson asaj të zbatojë cilindo lloj vendimi, pa pasur nevojë të gjejë sqarime të komplikuara për të argumentuar se po bën tani këtë për këtë apo atë shkak, thotë Janning. "Ajo është më tepër një drejtore ekzekutive, se sa një lidere tradicionale - një drejtor ekzekutiv duhet të marrë gjithmonë aprovimin e bordit."

EU Gipfel Merkel Abschluss PK
Fotografi: picture-alliance/dpa/S. Lecocq

Të martën, Merkeli reagoi ndaj lajmeve për kurorëzimin e May-t me qëndrimin e saj tipik të rezervuar. Nuk pati urime ose deklarata të ngrohta që "gëzohemi për një bashkëpunim pozitiv" me Theresa May-n. "Detyra e kryeministres së re do të jetë që të arrijë një lloj qartësie për pyetjen se çfarë marrëdhëniesh dëshiron të ndërtojë Britania me Bashkimin Evropian në të ardhmen," tha Merkeli pas një takimi me kryeministrin irlandez Enda Kenny.

Në fakt ka shumë arsye për të menduar se pavarësisht sfondit të ngjashëm dhe personalitetit politik, gjërat mes May-t dhe Merkelit mund të mos jenë aq harmonike sa paraqiten në karikaturën e "Berliner Zeitung". Për një gjë, të dyja udhëheqëset janë nën presion për të qëndruar të forta, sepse Bashkimi Europian rrezikon të shndërrohet në një ndjekje vend-pas-vendi e interesave kombëtare.

"Varet se si May do ta përdorë pragmatizmin e saj," tha Janning. "Në qoftë se ajo ndjek një qasje më realiste për atë që Britania mund të presë nga BE-ja në këmbim të qasjes në tregun përbashkët, atëherë unë besoj se ajo mund të ketë sukses. Por, nëse ajo e përdor pragmatizmin e saj për të maksimizuar rezultatin për Britaninë në kurriz të të tjerëve, ajo nuk do të shkojë mirë me Merkelin."