1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kadri Veseli në Hagë: Jam i pafajshëm!

10 Nëntor 2020

Në Dhomat e Specializuara në Hagë u mbajt seanca e parë kundër Kadri Veselit. Ish-kryetari i Parlamentit të Kosovës dhe PDK u vetëdeklarua i "pafajshëm" ndaj akuzave të Prokurorisë.

https://p.dw.com/p/3l6kg
Niederlande Den Haag | Kosovo-Sondertribunal | Kadri Veseli
Fotografi: Peter Dejong/REUTERS

Ish-shefi i Shërbimit Informativ të Kosovës, e më vonë ish-kryetari i Parlamentit të Kosovës dhe kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli u vetëdklarua "i pafajshëm" ndaj akuzave të Prokurorisësë Dhomave të Specilizuara në Hagë, ku akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzisë.

"Faleminderit i nderuar gjykatës, i dëgjova dhe i kam lexuar. Më lejoni të deklarohem: Me bindje të plotë them se jam tërësisht i pafajshëm në të gjitha pikat e aktakuzës", u përgjigj Veseli, në pyetjen e Gjykatësit të procedurës paraprake Nicolas Guillou, nëse ai është fajtor ndaj 10 pikave të aktakuzës për krime lufte dhe krime kundër njerëzisë.

Niederlande Den Haag | Kosovo-Sondertribunal | Kadri Veseli
Fotografi: Peter Dejong/REUTERS

Akuzat ndaj Veselit

Kadri Veseli, ashtu si edhe ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaöi, ish-kryetari i Parlamentit Jakup Krasniqi dhe ish-shefi i grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, akuzohet në dhjetë pika - për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit për vrasje, përndjekje, burgosje, ndalim arbitrar, akte të tjera çnjerzore, trajtim mizor, torturë, vrasje e paligjshme dhe zhdukje me forcë të personave.

Niederlande Den Haag | Kosovo-Sondertribunal | Verhandlung Kadri Veseli | Jack Smith, Ankläger
Fotografi: Peter de Jong/ANP/AFP/Getty Images

Prokuroria pretendon se Veseli dhe të akuzuarit tjerë i kanë kryer këto krime ndër të tjera në: Bare, Bajgorë, Llapashticë dhe vende të tjera të Podujevës, në Drenoc, Rahovec, Malet e Berishës, Ferizaj, Gjilan, Jabllanicë, Kaçanik, Kleçkë, Likoc, Malishevë, Novobërdë, Klinë, Prishtinë, Prizren, Suharekë, Viti dhe vende të tjera të Kosovës, si dhe në Cahan dhe Kukës, në veri të Shqipërisë.

Prokurorët pretendojnë se Kadri Veseli ëshë fajtor për krime ndaj popullatës civile në Kosovë dhe Shqipëri, ndaj kundërshtarëve politikë, kundërshtarëve të ideve dhe metodave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si dhe ndaj pjesëtarëve të ushtrisë, policisë dhe forcave të tjera serbe.

Veseli akuzohet për krime ndaj serbëve, shqiptarëe, romëve dhe të tjerëve, si "anëtar i ndërmarrjes kriminale të përbashkët" e kjo "me vetdije dhe vullnet të lirë", apo duke "inkurajuar krimet". Veseli akuzohet edhe për përgjegjësi personale për krime si epror për pikat 1-10 të aktakuzës.

Avokati Emerson: Veseli është vetëdorëzuar

Niederlande Den Haag | Kosovo-Sondertribunal | Verhandlung Kadri Veseli | Ben Emmerson, Anwalt
Fotografi: Peter Dejong/REUTERS

Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson tha se klienti i tij Kadri Veseli është vetëdorëzuar në bazë të një marrëveshjje paraprake dhe nuk është arrestuar, siç pretendon Prokuroria. Kjo nënkupton që ai është i gatshëm t'i përgjigjet drejtësisë kurdo që është e nevojshme. Ndaj Emmerson tha se ai do të kërkojë lirimin e Veselit dhe mbrojtjen e tij në gjendje të lirië. Më tej avokati Emmerson, përmes lidhjes me video, e cila u ndërpre të paktën dy herë dhe ishte me cilësi të dobtë, tha se është shumë me rëndësi që të theksohen, ajo që tha edhe gjykatësi francez Nicolas Guillou, se "duhet të prezumohet pafajësia e Veselit për të gjtiha pikat e atkakuzës". Sipas tij kjo vlen jo vetëm tani por edhe kur të fillojë procesi i nxjerrjes së dëshmive.

Në fund avokati Emmerson lexoi edhe një deklaratë të deponuar nga i akuzuari me 5 nëntor, ku Veseli thotë se "është doëzuar vullnetarisht, se ka kërkuar ruajtjen e paqës dhe qetësisë në vend, se është i bindur në pafajësi dhe dretjësi dhe se kjo Gjykatë është themeluar me vendimin e Parlamentit të Kosovës".

Në ditët në vijim do të caktohet data e fillimit të nxjerrjes së dëshmive në këtë proces. Ndërsa të mërkurën (11.11) në orën 11 fillon procesi kundër Rexhep Selimit, ish-shefit të grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje në Parlamentin e Kosovës.