1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Jo koalicione ju lutem, ne jemi britanikë

Mark Hallam6 Prill 2015

Sistemi mazhoritar në Britaninë e Madhe është pengesë e madhe kundrejt partive të vogla. Por me sa duket më 7 maj shumica s'është më e mundur.

https://p.dw.com/p/1F2od
Fotografi: Mohammad Karimi

Vendet në House of Commons në Westminster, Dhomën e Ulët të Parlamentit të Britanisë së Madhe, janë të vështira për t'u fituar. Por mënyra për të fituar një të tillë - mënyra e vetme - është tepër e thjeshtë: ti duhet të marrësh më shumë vota se çdo kandidat tjetër në një prej 650 zonave zgjedhore të Britanisë së Madhe. Nëse një parti mund të fitojë 326 prej këtyre mini-zgjedhjeve - dhe zakonisht ato mund t'i fitojnë ose konservatorët ose laburistët - atëherë çelësat e mbretërisë janë të tyret. Por nëse del i dyti në zgjedhjet në zonat elektorale lart e poshtë vendit kjo s'të vlen fare, sikurse mund ta dëshmojnë liberal-demokratët.

David Cameron
David CameronFotografi: Reuters/UK Parliament via REUTERS TV

Sistemi zgjedhor në Britaninë e Madhe nuk është proporcional, dhe në të vërtetë mund të jetë mjaft disproporcional. Ai bazohet tek sistemi maxhoritar, që është shumë i rreptë kundrejt partive të vogla, dhe jashtëzakonisht i rreptë për partitë me një përhapje [gjeografike] të madhe të votave të tyre ", vë në dukje Alan Convery, politolog në Universitetin e Edinburgut.

Me sa duket shumica s'është më e mundur

Mbrojtjen tradicionale të sistemit maxhoritar Convery e shpjegon me atë që ky sistem synon të ofrojë një shumicë të fortë qeverisëse. Por në vitin 2015, ashtu sikurse pesë vjet më parë, si konservatorëve të kryeministri David Cameron dhe Partisë Laburiste të Ed Miliband duket se do t'u mungojnë deri në 50 vende për të arritur shumicën.

Në rast të një "parlament të varur", ku asnjë parti nuk e ka e vetme shumicën e vendeve, janë të mundshme disa zgjidhje. Këto përfshijnë një koalicion formal - si bashkimi aktual jo të lehtë midis konservatorëve dhe liberal-demokratëve - ose një qeveri të pakicës që kërkon të nxjerrë ligje me mbështetjen e opozitës në çdo votim.

Pavarësisht përpjekjeve të mëdha të Britanisë së Madhe për t'i nxitur votuesit efektivisht drejt një sistemi dypartiak për zgjedhjet e përgjithshme, njerëzit duket se më 7 maj do t'u japin mbështetje serioze shtatë partive të ndryshme Cilado prej partive të vogla që mund të fitojë vendet më të shumta tani - jo vota - mund të mbajë balancën e pushtetit në parlament.

Kiltët skocezë në Westminster

Sipas parashikimeve aktuale të anketuesve Partia Kombëtare Skoceze (SNP) do të bëhet fuqi e tretë e madhe në Dhomën e Ulët pas konservatorëve dhe laburistëve. Megjithëse ajo konkurron vetëm në 59 zona elektorale në Skoci - pra më pak se 10 për qind të totalit - SNP duket se mund të fitojë diku midis 30 dhe 55 të vendeve në Dhomën e Ulët.

Symbolbild Schottland Unabhängigkeit Referendum
Fotografi: picture-alliance/dpa

Kjo bëri që me fillimin e fushatës zgjedhore konservatori David Cameron ta kthente vëmendjen e tij drejt Skocisë, duke paralajmëruar se Partia Laburiste është duke planifikuar një aleancë me SNP.

Në pyetjet e fundit para zgjedhjeve që i drejtohen kryeministrit - shansi javor për liderin e opozitës dhe deputetët e tjerë për t'i drejtuar pyetje kryeministrit në Dhomën e Ulët - Cameroni e quajti Milibandin si "kone të Salmond-it." Fjala është për Alex Salmond, ish-liderin e SNP deri sa u zëvendësua në këtë post nga Nicola Sturgeon pas referendumit për pavarësinë vitin e kaluar.

Edhe pse kreu i laburistëve e ka përjashtuar një koalicion formal me SNP-në duke thënë se "nuk do të ketë asnjë ministër nga SNP-ja në kabinet" politologu Alan Convery beson se të paktën është e mundur një lloj marrëveshjeje joformale.

Mundësitë e ngjyrave të tjera në spektrin politik

For now, both Cameron and Miliband assert that they have not given up hope on securing a parliamentary majority - with neither leader keen to be drawn on the issue of future alliances. Both Labour and the Conservatives are polling at around 33 percent of the vote, projected to win in the region of 280 seats in parliament at this stage.

Tani për tani, si Cameron dhe Miliband thonë se nuk kanë hequr dorë nga shpresa për të siguruar shumicën parlamentare - asnjëri prej tyre nuk duket se ka dëshirë të merret me çështjen e aleancave të ardhshme. Në këtë fazë si laburistët dhe konservatorët parashikohet se mund të fitojnë rreth 33 për qind të votave, pra të fitojnë 280 të vendeve të rajoneve në parlament.

Kandidatë të tjerë të mundshëm janë liberal-demokratët, me orientim të majtë, por që pritet të marrin një goditje për shkak të aleancës së tyre me konservatorët në vitin 2010. Sipas parashikimeve ata do të fitojnë më pak se 10% të votave, rekordi i tyre në vitin 2010.

Parti tjetër e cila mund të fitojë mjaft vota është partia euroskeptike United Kingdom Independence Party, e drejtuar nga konservatori i dikurshëm Nigel.