1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Jo hyrjes së Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen & Ligji i ri për mediet në Hungari & BE mbi mbrojtjen e klimës

26 Dhjetor 2010
https://p.dw.com/p/QkFV

Gjermania dhe Franca njëherë për njëherë nuk duan të miratojnë hyrjen e Bullgarisë dhe të Rumanisë në të ashtuquajturrën zonë Shengen, pa kontrolle kufitare. Rumania e ka cilësuar këtë qëndrim diskriminues, ndërkohë që Bullgaria tregon më shumë mirëkuptim për shqetësimet e ngritura nga ministri i Brendshëm gjerman de Maiziere dhe ai francez Hortefeux. Informacioni nga Jörg Paas.

Parlamenti hungarez miratoi një ligj të ri për median. Sipas tij një autoritet për median, që pritet të krijohet, do të ketë të drejtë të vërë nën kontroll edhe televizionë apo radio private, si dhe gazeta dhe portale interneti. Mediat publike kanë qenë tashmë nën kontroll. Tim Gerrit Këhler

Pas muajsh të tërë diskutimesh ministrat e Mjedisit të BE-së ranë dakord për reduktimin e emisioneve të dioksidit të karbonit, gaz i cili dëmton klimën. Për këtë qëllim vlera kufij do të vendosen jo vetëm për autoveturat, por edhe për automjetet e vegjël të transportit. Frank Hofmann

Redaktoi: Mimoza Cika-Kelmendi