1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Izraeli dhe palestinezët nuk janë afruar me njëri-tjetrin në prag të Konferencës së Lindjes së Afërt në SHBA

4 Nëntor 2007
https://p.dw.com/p/C0uK
Në përgatitjet për një Konferencë të Lindjes së Afërt në SHBA, Izraeli dhe palestinezët nuk janë afruar me njëri-tjetrin. Vërtet që nuk ka tensione në takimet me palestinezët, por ka probleme. Siguria e Izraelit ka përparësi përballë themelimit të një shteti palestinez, tha ministrja e jashtme e Izraelit, Zipi Livni, pak para një bisede me homologen e saj amerikane, Kondolisa Rajs. Konferenca pritet të zhvillohet brenda këtij viti në SHBA. Synimi i saj është vënia e gurit të themelit për bisedimet paqësore, shtatë vjet pas ndërprerjes së tyre.