1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Video e Chemnitz „fake news“, nuk pati sulme ndaj të huajve?

9 Shtator 2018

U informua opinioni gabimisht me qëllim? Nuk pati sulme kundër të huajve? Një prokurori del kundër presidentit të Mbrojtjes Kushtetuese në Gjermani, Hans-Georg Maaßen që ndodhet nën presion për shkak të disa deklaratave.

https://p.dw.com/p/34WYH
Hans-Georg Maaßen
Fotografi: Reuters/A. Schmidt

Në fillim ishte një intervistë për gazetën „Bild": Presidenti i Mbrojtjes Kushtetuese, Hans-Georg Maaßen ka dyshime për vërtetësinë e një videoje nga Chemnitz, dhe me këtë ndizet një debat për sulmet raciste. Raportimet për „fushata urretjeje nga ekstremistët e djathtë", ai i sheh me „skepticizëm", tha Maaßen, duke kundërshtuar kështu kancelaren Angela Merkel dhe zëdhënësin e saj, Steffen Seibert. Të premten në mbrëmje, Zyra Federale e Mbrojtjes Kushtetuese theksoi se hetimet për „fushata urrejtjeje të mundshme" të ekstremistëve të djathtë kundër të huajve vazhdojnë.

Informacion qëllimisht i gabuar?

Në qendër të debatit qëndron një video e regjistruar në Chemnitz, ky një 35-vjeçar u sulmua, sipas të dhënave nga dy të huaj. Ai ndërroi jetë më vonë në spital. Lidhur me „fushatën e urrejtjes" që duket se vërtetohet nga këto pamje filmike, kreu i Mbrojtjes Kushtetuese deklaroi, se „nuk ka prova se videoja që qarkullon në internet lidhur me këtë incident është autentike." Sipas një vlerësimi të kujdesshëm të tij „ka arsye për të dyshuar se bëhet fjalë për informacione të gabuara, me gjasë për ta tërhequr vëmendjen e opinionit nga vrasja në Chemnitz."

Deutschland Demonstration Pro Chemnitz
Demonstratë e grupimit populsit të djathtë, Pro Chemnitz, 07.09Fotografi: picture-alliance/dpa/H. Schmidt

Prokuria e Drezdenit kundër Maaßen

Pamjet filmike të dyshuara për vërtetësi tregojnë një sulm ndaj dy personave, me gjasë migrantë. Njëri prej tyre ndiqet disa metra dhe goditet me shqelm. Prokuroria e Drezdenit deklaroi, se ajo i sheh si të vërteta pamjet filmike. Wolfgang Klein, kryeprokurori i landit u shpreh se „nuk kemi të dhëna, se video është e falsifikuar", dhe se nuk e di, se mbi bazën e cilave informacione Maaßen ka arritur në këtë përfundim. Sipas Prokurorisë në video janë regjistruar një „numër i madh veprash penale", ndër to lëndime trupore, fyerje, dhe prishje e paqes publike. Ka 120 procedime për shkak të ngjarjeve më 26 dhe 27 gusht në Chemnitz. Por një zëdhënës po ashtu theksoi se „nuk kemi deri tani të dhëna për fushata përndjekjeje", që njerëzit janë ndjekur dhe rrahur në rrugë. Verifikimi vazhdon. Ndërkohë u bë i njohur në media edhe një incident tjetër: Në mbrëmjen e 27 gushtit, restoranti i hebrenjve, „Shalom" në Chemnitz një grup të maskuarish hynë në restorant duke thërritur „zhdukuni derra hebrenj", raporton gazeta „Welt am Sonntag." Për shkak të deklaratave të Hans-Georg Maaßen, Partia Socialdemokrate kërkon tani një mbledhje të komisionit kontrollues parlamentar për shërbimet sekrete.

Mbështetje kreu i Mbrojtjes Kushtetuese, ka marrë ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer, CSU. "Stadi im i informacionit është identik", është shprehur Seehofer, dhe theksoi se nuk sheh asnjë arsye për të ndërmarrë ndonjë veprim. Ai i kërkoi opozitës të përmbahet. Ndërkohë kryetarja e grupit parlamentar të Të Gjelbërve, Katrin Göring -Eckardt në opozitë kërkoi dorëheqjen e Hans-Georg Maaßen. "Herr Maaßen nuk i plotëson më kushtet për këtë post."

la/(afp, dpa)