Ish-Presidenti francez Nicolas Sarkozy dënohet me burgim
1 Mars 202166-vjeçarit ndoshta nuk do t'i duhet të shkojë në burg, sepse mund ta vuajë dënimi në shtëpi nën mbikëqyrje elektronike. Gjykatësit në Pallatin e Drejtësisë të Parisit e konsideruan si të provuar akuzën se Nicolas Sarkozy ishte përpjekur të korruptojë një gjykatës. Sipas akuzës ish-kreu i shtetit francez i kishte premtuar në vitin 2007 gjykatësit Gilbert Azibert një vend fantastik pune në Monako në këmbim të informacioneve konfidenciale në lidhje me hetimet për të financuar fushatën e tij zgjedhore.
I akuzuari i kishte mohuar më parë të gjitha akuzat duke deklaruar se ishte viktimë gënjeshtrash. Sarkozy ishte President i Francës nga viti 2007 deri në 2012 dhe mbetet një politikan konservator me ndikim. Ai tani ka dhjetë ditë për të apeluar vendimin.
Ish-presidenti i dytë që dënohet për korrupsion
Sarkozy është pas Zhak Shirakut, ish-presidenti i dytë francez, që dënohet për korrupsion. Gjykatësi Azibert u mor në vitin 2007 me akuzat se Sarkozy kishte pranuar donacione të paligjshme nga trashëgimtarja e kompanisë kozmetike L'Oreal, Liliane Bettencourt.
Akuzat lindën për shkak të regjistrimit të bisedave të Sarkozy me avokatin e tij Thierry Herzog pasi ai u largua nga posti i presidentit. Shkak për përgjimin e bisedës ishte një pagesë tjetër të paligjshme nga Libia për fushatën e tij zgjedhore.
Përveç Sarkozy-së në bankën e të akuzuarve ishin edhe gjyqtari Azibert, i cili nuk e mori kurrë postin në Monako dhe avokati i Sarkozy-së Thierry Herzog. Ata u dënuan gjithashtu me tre vjet burgim dhe dy vjet me kusht. Fillimi i procesit gjyqësor shkaktoi një sensacion të madh në fund të vitit të kaluar në Francë.