1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Iraku, Lindja e Mesme dhe Kosova në axhendën e ministrave të jashtëm të BE-së

15 Prill 2004

Situata në Irak do të jetë tema qendrore e mbledhjes dy ditore të ministrave të jashtëm të BE-së që fillon të premten në Tulamore të Irlandës. Pas trazirave të marsit në Kosovë BE-ja duhet të shqyrtojë edhe orientimin politik për të ardhmen.

https://p.dw.com/p/ArHd

Gjatë konsultimeve jozyrtare ministrat e jashtëm do të diskutojnë lidhur me rolin që mund të luajë BE-ja në clirimin e këtij vendi. "Ngjarjet e ditëve të fundit treguan, se sa komplekse është situata dhe sa të vështira janë detyrat", u shkruan kolegëve të tij ministri i jashtëm i Iralandës Brajën Kouen. Irlanda është aktualisht kryesuese e radhës së BE-së. Krahas Irakut ministrat e jashtëm do të diskutojnë edhe për gjendjen në Lindjen e Mesme në përgjithësi, vecanërisht mbi konfliktin mes Izraelit dhe palestinezëve. Në axhendë është edhe Kosova. Krerët e diplomacisë së vendeve të BE-së do të konsultohen mbi qëndrimin e mëtejshëm pas trazirave të marsit në Kosovë. Në letrën drejtuar paraprakisht kolegëve të tij, ministri irlandez Kouen shkruan, se "rindezja e dhunës në Kosovë shtron një sërë pyetjesh për drejtimin që duhet të marrë në të ardhmen procesi politik në Kosovë". Megjithatë nga takimi jozrytar që përfundon ditën e shtunë nuk priten vendime konkrete.